Shqipëria Postuar më 14 Tetor 2024, 13:06

350 mln euro për Korridorin VIII - 14 segmente në ndërtim, apo tenderim. Ja ecuria e punimeve

Nga SCAN TV
350 mln euro për Korridorin VIII - 14 segmente në ndërtim, apo

Ola Mitre / SCAN

 

Rreth 350 mln euro është vlera e fondeve publike në dispozicion të ndërtimit të korridorit 8, në 14 segmente. Ecuria për përfundimin e secilit prej tyre është e ndryshme, teksa më të avancuar janë segmentet nga Elbasani në Qafë Thanë, ndërsa më pak i avancuar është segmenti Elbasan – Lekaj.

Kështu, loti I që nis në dalje të qytetit të Elbasanit, më drejtim Qafë Thanës është thuajse i përfunduar. Në këtë lot mjetet qarkullojnë në rrugën e re, por lëvizja nuk është e hapur në të dy kahet e lëvizjes ku ende vijojnë punimet.

Pas tij, vijnë lotet II, III dhe IV ku punimet kanë avancuar, kryesisht në hapjen e gjurmës apo ndërtimit të trupit të rrugës. Në këtë drejtim të rrugës tashmë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lidhur edhe kontrata për lotet V, VI, VI dhe VIII ku aktualisht janë vendosur tabelat sinjalizuese për nisjen e punimeve.

Gjithsesi, këto nuk janë segmentet fundore për të lidhur rrugën me Maqedoninë e Veriut, teksa ARRSH ka hapur një tender për projektin e segmentitn nga Bushtrica në pikën doganore, që sikurse është deklaruar nga autoritetet nuk do të jetë nga Qafë Thana. Kosto për këto lote është rreth 200 mln euro.

Ndërkaq, 6 segmente të tjerë të korridorit 8, që i përkasin aksit nga ish-Kombinati Metalurgjik i Elbasanit në drejtim të Lekajt, ku bëhet bashkimi me autostradën e korridorit blu, janë në fazë tenderimi. Procedura e prokurimit u hap një javë më parë dhe sikurse edhe në lotet e tjerë, edhe ky aks do të jetë autostradë, me të paktën 2 korsi në secilin kah lëvizjeje. Kosto për këto lote është 150 mln euro.

Korridorit 8 do të lidhë portet e Italisë, me portet e Varnës dhe Burgasit në Bullgari duke kaluar përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Në territorin shqiptar ai shtrihet në rreth 154 km.

Sondazh

Poll
Shqipëria 14 Tetor

Java nis pozitivisht për valutat e huaja!

  Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht pasi është blerë sot me 89.8 lekë dhe është shitur me 90.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat