Shqipëria Postuar më 14 Tetor 2024, 11:19

Mikrobizneset morën 2.6% më pak kredi në gusht - BSH: Huatë afatgjata dhe në monedhë të huaj mbajnë rekordin

Nga SCAN TV
Mikrobizneset morën 2.6% më pak kredi në gusht - BSH: Huatë

Ledina Elezi/SCAN

 

Mikrobizneset kanë marrë më pak kredi në muajin gusht. Referuar të dhënave agregate nga Banka e Shqipërisë, vlera e huave për mikrobizneset në fund të tetëmujorit ka pësuar një rënie me 2.6% krahasuar me korrikun. Konkretisht, shuma e huave të marra nga bizneset arriti në 26 miliardë lekë në gusht, rreth 689 milionë lekë kredi më pak se muajin pararendës.

Shumica e mikrobizneseve janë ndërmarrje të vogla familjare, të cilat gjenerojnë fitime tepër të ulëta vlerësuar me llojet e tjera të sipërmarrjeve. Ato mund të kenë një maksimum prej 5 punonjësish, por nuk janë të pakta edhe mikrobizneset të cilat operojnë vetëm me një person, i cili është pronari, por që kryen edhe aktivitete të tjera në biznesin e tij.

Ky lloj biznesi preferon më tepër huatë afatgjata, ku kjo e fundit zë 62% të totalit të kredisë ose gati 16 miliardë lekë, ndërkohë që huaja afatmesme përbën rreth 21% të shumës së përgjithshme të huasë, specifikisht 5.4 miliardë lekë dhe ajo afatshkurtër deri në një vit vetëm 17% ose 4.5 miliardë.

Për sa i përket llojit të monedhës, dominon kredia e marrë në valutë të huaj nga mikrobizneset. Nga statistikat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, rezulton se kredia e marrë në monedhën kombëtare ishte rreth 10.1 miliardë lekë, ndërsa ajo e marrë në monedhë të huaj rreth 16.2 miliardë lekë.

Një pjesë e mirë e huave të këtij biznesi mbështetet nga institucionet financiare jobanka, për shkak se bankat e nivelit të dytë shpesh i konceptojnë me një nivel më të lartë risku se bizneset e vogla, të mesme, apo të mëdha.

Sondazh

Poll
Shqipëria 14 Tetor

Java nis pozitivisht për valutat e huaja!

  Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht pasi është blerë sot me 89.8 lekë dhe është shitur me 90.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat