Fituesit e Nobel në ekonomi - Çmimi iu dha tre studiuesve të “prosperitetit në institucionet shoqërore”

Kristi Ceta/SCAN
Ekonomistët Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson u nderuan të hënën me çmimin Nobel në shkencat ekonomike për punën që demonstron "rëndësinë e institucioneve shoqërore për prosperitetin e një vendi".
Akademikët kanë ndihmuar të tregohet pse shoqëritë me "sundim të dobët të ligjit dhe institucione që shfrytëzojnë popullsinë nuk gjenerojnë rritje apo ndryshim për mirë," tha komiteti Nobel.
Acemoglu dhe Johnson janë profesorë në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, ndërsa Robinson është drejtor i Institutit Pearson të Universitetit të Çikagos për Studimin dhe Zgjidhjen e Konflikteve Globale. Fituesit e çmimit, që quhet zyrtarisht "Çmimi Sveriges Riksbank në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit", do të marrin 1.058 milionë dollarë nga Banka Qendrore Suedeze.
Paratë e çmimit do të ndahen në mënyrë të barabartë midis fituesve. Ekonomistja dhe historiania Claudia Goldin fitoi Nobelin e Ekonomisë në 2023 për avancimin e të kuptuarit të të ardhurave të grave dhe rezultateve të tregut të punës.
Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2024 iu dha javën e kaluar organizatës japoneze të të mbijetuarve nga bomba atomike Nihon Hidankyo, në njohje të përpjekjeve të saj për të çliruar botën nga armët bërthamore. Kategoritw e tjera Nobel, të cilat u dhanë për herë të parë në 1901, janë në Fizikë, Kimi, Fiziologji apo Mjekësi dhe Letërsi.
Çmimi i shkencave ekonomike u prezantua në vitin 1968 për nder të 300-vjetorit të Bankës Qendrore Suedeze dhe u dha për herë të parë një vit më vonë. Fituesi zgjidhet nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në njohje të punës me "rëndësi të jashtëzakonshme".
Sondazh

OSHEE, 695.2 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar-gusht, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me vjet
Ola Mitre /SCAN Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë......

Shqiptarët nuk i “ndahen” kafesë! - Një individ ka konsumuar rreth 257 filxhanë gjatë 8 muajve të parë të vitit
Hamit Yzeiraj/SCAN Të rinjtë, të moshuarit, burra dhe gra, por edhe fëmijë, shqiptarët dhe turistët e shumtë që vizituan vendin gjatë tetë muajve të parë të......

350 mln euro për Korridorin VIII - 14 segmente në ndërtim, apo tenderim. Ja ecuria e punimeve
Ola Mitre / SCAN Rreth 350 mln euro është vlera e fondeve publike në dispozicion të ndërtimit të korridorit 8, në 14 segmente. Ecuria për përfundimin e......

10-vjetori i “Procesit të Berlinit” – Kancelari Scholz pret udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor
Ernilda Luzi/Scan Në kuadër të 10-vjetorit të “Procesit të Berlinit”, në kryeqytetin gjerman u zhvillua një konferencë e organizuar nga kancelari......

Mikrobizneset morën 2.6% më pak kredi në gusht - BSH: Huatë afatgjata dhe në monedhë të huaj mbajnë rekordin
Ledina Elezi/SCAN Mikrobizneset kanë marrë më pak kredi në muajin gusht. Referuar të dhënave agregate nga Banka e Shqipërisë, vlera e huave për......

Çmimet e naftës fshijnë pothuajse të gjitha fitimet e javës së kaluar! Arsyeja
Edel Strazimiri / SCAN Çmimet e naftës të hënën fshinë pothuajse të gjitha fitimet e bëra javën e kaluar pasi të dhënat treguan se norma e inflacionit......

Si Kina po ndikon mbi çmimet globale të metaleve?!
Edel Strazimiri / SCAN Kina po mbyll hapat për të formësuar çmimet e sasive të mëdha të metaleve industriale që prodhon dhe konsumon, në një lëvizje......

26 vendet më të varfra, në gjendjen më të keqe që nga 2006 - Këto shtete përballen me borxhin rekord prej 72% të PBB-së
Kristi Ceta/SCAN 26 vendet më të varfra të botës, shtëpia e 40% të njerëzve më të goditur nga varfëria, janë më shumë në borxh se në çdo kohë që nga......