Shqipëria Postuar më 14 Tetor 2024, 13:08

OSHEE, 695.2 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar-gusht, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me vjet 

Nga SCAN TV
OSHEE, 695.2 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për

Ola Mitre /SCAN

 

Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Sipas të dhënave zyrtare në periudhën janar – gusht ky dikaster arkëtoi rreth 695.2 mln lekë nga kamatvonesat e familjarëve, bizneseve, institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore.

Në raport me 8 - mujorin e vitit të kaluar vlera e mbledhur nga kamatat ka pësuar ulje, duke qenë se për të njëjtën periudhë të vitit që shkoi ky dikaster arkëtoi rreth 816.4 apo rreth 121.2 mln lekë më shumë se sivjet.

Në total, për periudhën 8 - mujore Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike gjeneroi 3,138,260 fatura, për të cilat është arkëtuar kamatvonesa.

Sipas kontratës që OSHEE ka nënshkruar me klientët e saj, afati i fundit për likujdimin e faturave është dita e fundit e muajit pasardhës.

Ndërkohë që, mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit të përcaktuar, shoqërohet me një kamatëvonesë, që llogaritet në masën 0.1% e faturës totale, për çdo ditë vonesë.

Më pas, në rast se energjia e konsumuar vijon të mospaguhet, kontrata parashikon përshkallëzim të penaliteteve që shkojnë deri në ndërprerje të energjisë elektrike.

Ndërkaq, në total për periudhën 8-mujore OSHEE arkëtoi rreth 51.8 mld lekë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat