Presidenti kthen për rishqyrtim ligjin “Për inspektimin” - Argumenti: Ndryshon 68 ligje të tjera, që nuk i janë nënshtruar procedurës së rregullt

Ledina Elezi/SCAN
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka kthyer për rishqyrtim ligjin më të fundit për inspektimin. Në dekret theksohet se neni 68 deri në atë 124 ndikojnë në ndryshimin e 68 ligjeve të tjera, pasi në përmbajtjen e këtyre të fundit kanë dispozita zbatuese të inspektimit.
Pra, problemi qëndron në faktin se ligji për inspektimin do të shoqërohet me ndryshimin e 68 ligjeve të tjera, duke shkaktuar kështu një “lëmsh ligjor” dhe probleme në zbatimin e tyre, pasi bashkimi mekanik i disa ligjeve me natyra dhe objekt të ndryshëm në një ligj të vetëm krijon shumë paqartësi. Gjithashtu, përditësimi i ligjeve të tjera nga institucionet e shumta që preken prej modifikimeve të shkaktuara nga ky ligj mund të mos bëhet në mënyrë uniforme për shkak të kësaj paqartësie.
Sipas Presidencës, ndryshimi i 68 ligjeve nuk i është nënshtruar procedurës së rregullt që parashikon Rregullorja e Kuvendit për pranimin e nismave ligjbërëse dhe shqyrtimin e projektligjeve. Për këto 68 ligje nuk ka nismë ligjbërëse formale, regjistrim të projektligjeve në programin e punës së Kuvendit, nuk ka konsultim publik, procedurë të vecantë shqyrtimi, mendim të shprehur nga qeveria për secilën prej ligjeve, nuk ka analizë të kostos financiare dhe deklarim nga qeveria që pranon mbulimin e kostove financiare për secilin prej tyre, si dhe nuk ka raporte të vecanta vlerësimi nga komisionet përgjegjëse të Kuvendit, sipas fushave që mbulojnë 68 ligjet.
Nga ligji për inspektimin pritej një ulje e numrit të inspektimeve në subjektet e inspektimit, gjë e cila sjell dhe uljen e barrës administrative si në kosto dhe në kohë, rritjen cilësore të procedurës së inspektimit, si dhe rritjen e konkurrueshmërisë.
Sondazh

Balluku inspekton punimet për lotin 6 të Unazës së Madhe të Tiranës: Gati për qarkullimin e makinave në fund të këtij viti!
Në lotin numër 6 të Unazës së Madhe të Tiranës janë realizuar mbi 70% e punimeve. Kanë përfunduar gërmimet dhe mbushja e trupit të rrugës, ndërsa pas......

Ulet koha mesatare e rimbursimit të TVSH-së - Bizneseve iu kthyen 164 milionë euro në 8 muaj, 40% mbi planin
Elisabeta Dosku/ SCAN Rimbursimi i TVSH-së do tu marrë më pak kohë bizneseve nga sa duhet të presin aktualisht. Administrata Tatimore parashikon që të......

Cilat vende të BE-së prodhojnë dhe importojnë më shumë kafe?
Edel Strazimiri / SCAN Prodhimi i kafesë në të gjithë BE-në është rritur me 15% në dekadën e fundit, sipas të dhënave të reja të Eurostat. Çdo......

Fituesit e Nobel në ekonomi - Çmimi iu dha tre studiuesve të “prosperitetit në institucionet shoqërore”
Kristi Ceta/SCAN Ekonomistët Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson u nderuan të hënën me çmimin Nobel në shkencat ekonomike për punën që......

OSHEE, 695.2 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar-gusht, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me vjet
Ola Mitre /SCAN Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë......

Shqiptarët nuk i “ndahen” kafesë! - Një individ ka konsumuar rreth 257 filxhanë gjatë 8 muajve të parë të vitit
Hamit Yzeiraj/SCAN Të rinjtë, të moshuarit, burra dhe gra, por edhe fëmijë, shqiptarët dhe turistët e shumtë që vizituan vendin gjatë tetë muajve të parë të......

350 mln euro për Korridorin VIII - 14 segmente në ndërtim, apo tenderim. Ja ecuria e punimeve
Ola Mitre / SCAN Rreth 350 mln euro është vlera e fondeve publike në dispozicion të ndërtimit të korridorit 8, në 14 segmente. Ecuria për përfundimin e......

10-vjetori i “Procesit të Berlinit” – Kancelari Scholz pret udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor
Ernilda Luzi/Scan Në kuadër të 10-vjetorit të “Procesit të Berlinit”, në kryeqytetin gjerman u zhvillua një konferencë e organizuar nga kancelari......