Balluku inspekton punimet për lotin 6 të Unazës së Madhe të Tiranës: Gati për qarkullimin e makinave në fund të këtij viti!

Në lotin numër 6 të Unazës së Madhe të Tiranës janë realizuar mbi 70% e punimeve. Kanë përfunduar gërmimet dhe mbushja e trupit të rrugës, ndërsa pas përfundimit të stabilizantit pritet të nisë edhe hedhja e shtresave të asfaltit. Segmenti kalon përgjatë përroit të Gjerozës, ku është ndërhyrë për sistemimin dhe devijimin e tij, duke përfshirë edhe ndërtimin e mureve mbajtëse.
Edhe në këtë lot po punohet me ritme të shpejta në mënyrë që e gjithë vepra të jetë gati për qarkullimin e automjeteve në fund të këtij viti. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier.
“Ecuria e punimeve është e kënaqshme, është sipas grafikut. Ka kaluar 70% e realizmit fizik. Kanë përfunduar të gjitha gërmimet, masat mbrojtëse me mure, ka përfunduar pothuajse nyja në rrugën “Myslym Keta”, e cila na lidh me Rrugën e Arbrit e do jetë dhe një portë hyrëse për Tiranën. Ka filluar stabilizanti dhe me përfundimin e tij, nga mesi i muajit tetor, mund të fillojnë dhe shtresat asfaltike”, tha Gjyli.
Zëvendëskryeministrja, Balluku e vendosi theksin tek ritmi i punimeve për të bërë të mundur finalizimin në kohë të kësaj vepre të rëndësishme, jo vetëm për kryeqytetin. Në fund të vitit, tha Balluku, e gjithë vepra, ashtu sikundër është premtuar, duhet të jetë gati dhe e aksesushme. “Ne kemi vendosur një afat për të gjithë Unazën, e cila duhet të përfundojë brenda këtij vitit. Ndaj është shumë e rëndësishme, të kemi një koordinim mes palëve duke qenë se këtu kemi disa lote që punojnë njëkohësisht”, u shpreh Balluku.
Zhvendosja e linjave të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë ka qenë një tjetër sfidë në këtë projekt, ku OST dhe OSSH kanë pasur një rol të rëndësishëm dhe kanë ndërhyrë shpejt për të mos krijuar vonesa në ecurinë e kantierit. Segmenti do të jetë i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes së automjeteve do të jetë e lartë, ndërsa do të ketë pjesë të tij edhe elementet urbanë, gjelbërim, ndriçim.
“OSSH-ja dhe OST-ja kanë pasur një rol të rëndësishëm në të gjithë pjesën e dytë të unazës, nga ‘Shqiponja’ dhe deri në rrethrrotullimin e Dajtit, që më pas lidhet edhe me pjesën tjetër, atë të segmentit që lidhet me zonën e Bërrylit. I është dashur si Operatorit të Transmetimit, ashtu edhe Operatorit të Shpërndarjes që të jenë pjesë e grupeve të punës për të lëvizur disa nga linjat kryesore, si ato të transmetimit dhe ato të shpërndarjes, dhe madje edhe duke i përmirësuar ato. Aty ku i kemi pasur ajrore i kemi kaluar nëntokësore me ABC. Ky bashkëpunim ka qenë i shkëlqyer, nuk na ka krijuar fare vonesa dhe duhet thënë që është shumë e rëndësishme në raste të tilla që të gjithë komponentët të koordinojnë”, nënvizoi Balluku.
Loti 6 ka një gjatësi prej 1.3 kilometrash dhe nis pas rrethrrotullimit të rrugës Tiranë-Dajt. Aksi është vendosur në shtratin e përroit, i cili është përfshirë brenda një koletori betonarme.
Sondazh

Ulet koha mesatare e rimbursimit të TVSH-së - Bizneseve iu kthyen 164 milionë euro në 8 muaj, 40% mbi planin
Elisabeta Dosku/ SCAN Rimbursimi i TVSH-së do tu marrë më pak kohë bizneseve nga sa duhet të presin aktualisht. Administrata Tatimore parashikon që të......

Cilat vende të BE-së prodhojnë dhe importojnë më shumë kafe?
Edel Strazimiri / SCAN Prodhimi i kafesë në të gjithë BE-në është rritur me 15% në dekadën e fundit, sipas të dhënave të reja të Eurostat. Çdo......

Fituesit e Nobel në ekonomi - Çmimi iu dha tre studiuesve të “prosperitetit në institucionet shoqërore”
Kristi Ceta/SCAN Ekonomistët Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson u nderuan të hënën me çmimin Nobel në shkencat ekonomike për punën që......

OSHEE, 695.2 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar-gusht, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me vjet
Ola Mitre /SCAN Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë......

Shqiptarët nuk i “ndahen” kafesë! - Një individ ka konsumuar rreth 257 filxhanë gjatë 8 muajve të parë të vitit
Hamit Yzeiraj/SCAN Të rinjtë, të moshuarit, burra dhe gra, por edhe fëmijë, shqiptarët dhe turistët e shumtë që vizituan vendin gjatë tetë muajve të parë të......

350 mln euro për Korridorin VIII - 14 segmente në ndërtim, apo tenderim. Ja ecuria e punimeve
Ola Mitre / SCAN Rreth 350 mln euro është vlera e fondeve publike në dispozicion të ndërtimit të korridorit 8, në 14 segmente. Ecuria për përfundimin e......

10-vjetori i “Procesit të Berlinit” – Kancelari Scholz pret udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor
Ernilda Luzi/Scan Në kuadër të 10-vjetorit të “Procesit të Berlinit”, në kryeqytetin gjerman u zhvillua një konferencë e organizuar nga kancelari......

Mikrobizneset morën 2.6% më pak kredi në gusht - BSH: Huatë afatgjata dhe në monedhë të huaj mbajnë rekordin
Ledina Elezi/SCAN Mikrobizneset kanë marrë më pak kredi në muajin gusht. Referuar të dhënave agregate nga Banka e Shqipërisë, vlera e huave për......