Ulet koha mesatare e rimbursimit të TVSH-së - Bizneseve iu kthyen 164 milionë euro në 8 muaj, 40% mbi planin

Elisabeta Dosku/ SCAN
Rimbursimi i TVSH-së do tu marrë më pak kohë bizneseve nga sa duhet të presin aktualisht. Administrata Tatimore parashikon që të finalizojë modulin e automatizimit të pagesës së shumës së miratuar për rimbursim nëpërmjet realizimit të lidhjes automatike ndërmjet sistemit të Tatimeve dhe sistemit AFMIS të Thesarit.
Kjo masë, do ti reduktojë bizneseve të paktën 10 ditë pritje, pasi deri në 2027 planifikohet që afati mesatar i rimbursimit të arrijë në 25 ditë nga 35 ditë që është aktualisht.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se vetëm për periudhën janar- gusht 2024, bizneseve u janë kthyer 16.4 miliardë lekë TVSH apo rreth 164 milionë euro, duke shënuar një rritje me 33.9% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke tejkaluar planin e rimbursimit të TVSH-së për 8-mujorin 2024 me 40.3%
Muaji me vlerën më të lartë të rimbursimeve është Prilli me rreth 4 miliardë lekë, ndërsa në Gusht u rimbursuan afro 1,7 miliardë lekë.
Personat e tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, që rezultojnë me tepricë kreditore mbi 400.000 mijë lekë, kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për rimbursimin e TVSH-së pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Kjo kërkesë paraqitet sipas formularit të miratuar “Kërkesë për rimbursimin e TVSH-së” (online si dhe zyrtarisht pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve).
Rimbursimi i TVSH-së kryhet brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës nëpërmjet sistemit të Thesarit. Kërkesa për rimbursim i nënshtrohet procedurës normale të rimbursimit duke iu nënshtruar analizës se riskut për rimbursim. Rimbursohen automatikisht brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim të TVSH-së, si persona me risk zero. Në rast të mosrimbursimit të shumës së miratuar për rimbursim, personit të tatueshëm i lind e drejta e mospagesës së detyrimeve të tjera tatimore në masën e TVSH-së së pretenduar për rimbursim.
Nëse një rimbursim, i cili duhej kryer nga administrata tatimore, nuk kryhet brenda afateve ligjore, administrata tatimore paguan kamatëvonesë për shumën e paguar më tepër.
Sondazh

Cilat vende të BE-së prodhojnë dhe importojnë më shumë kafe?
Edel Strazimiri / SCAN Prodhimi i kafesë në të gjithë BE-në është rritur me 15% në dekadën e fundit, sipas të dhënave të reja të Eurostat. Çdo......

Fituesit e Nobel në ekonomi - Çmimi iu dha tre studiuesve të “prosperitetit në institucionet shoqërore”
Kristi Ceta/SCAN Ekonomistët Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson u nderuan të hënën me çmimin Nobel në shkencat ekonomike për punën që......

OSHEE, 695.2 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar-gusht, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me vjet
Ola Mitre /SCAN Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë......

Shqiptarët nuk i “ndahen” kafesë! - Një individ ka konsumuar rreth 257 filxhanë gjatë 8 muajve të parë të vitit
Hamit Yzeiraj/SCAN Të rinjtë, të moshuarit, burra dhe gra, por edhe fëmijë, shqiptarët dhe turistët e shumtë që vizituan vendin gjatë tetë muajve të parë të......

350 mln euro për Korridorin VIII - 14 segmente në ndërtim, apo tenderim. Ja ecuria e punimeve
Ola Mitre / SCAN Rreth 350 mln euro është vlera e fondeve publike në dispozicion të ndërtimit të korridorit 8, në 14 segmente. Ecuria për përfundimin e......

10-vjetori i “Procesit të Berlinit” – Kancelari Scholz pret udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor
Ernilda Luzi/Scan Në kuadër të 10-vjetorit të “Procesit të Berlinit”, në kryeqytetin gjerman u zhvillua një konferencë e organizuar nga kancelari......

Mikrobizneset morën 2.6% më pak kredi në gusht - BSH: Huatë afatgjata dhe në monedhë të huaj mbajnë rekordin
Ledina Elezi/SCAN Mikrobizneset kanë marrë më pak kredi në muajin gusht. Referuar të dhënave agregate nga Banka e Shqipërisë, vlera e huave për......

Çmimet e naftës fshijnë pothuajse të gjitha fitimet e javës së kaluar! Arsyeja
Edel Strazimiri / SCAN Çmimet e naftës të hënën fshinë pothuajse të gjitha fitimet e bëra javën e kaluar pasi të dhënat treguan se norma e inflacionit......