Anija e parë me emigrantë niset drejt Shqipërisë - Italia dërgon grupin e refugjatëve drejt qendrave të strehimit

Kristi Ceta/SCAN
Një anije ushtarake italiane është nisur nga porti i Lampeduzës me një grup emigrantësh në bord me destinacion qendrat e pritjes fillimisht në Shëngjin dhe më pas në Gjader në Shqipëri, të cilat tashmë janë bërë zyrtarisht funksionale. Ky është transferimi i parë pas marrëveshjes mes qeverisë Meloni dhe asaj të kryeministrit shqiptar Edi Rama të nënshkruar në nëntor 2023.
Në Lampeduza kishte një përzgjedhje të personave që do të transferoheshin, të cilët, sipas protokollit, duhet të vijnë nga vende të sigurta, të jenë burra dhe 'jo të cenueshëm'. Marrëveshja Itali-Shqipëri parashikon që qendrat shqiptare mund të strehojnë deri në 3 mijë persona të cilët do të qëndrojnë “aq sa është e nevojshme për të përfunduar procedurat e aplikimit për azil dhe mundësisht riatdhesimin”.
Struktura në portin e Shëngjinit do të shërbejë si pritja e parë dhe do të mundësojë kryerjen e procedurave të identifikimit. Në Gjiadër, në veriperëndim të Shqipërisë, u ndërtua një qendër model CPR për fazat e mëvonshme, me qëllim riatdhesimi.
“Në objektet e Shëngjinit dhe Gjaderit, në tokën shqiptare, por nën juridiksionin italian dhe europian, do të shqyrtohen kërkesat për azil të emigrantëve dhe do të ndalohen personat në pritje të dëbimit dhe riatdhesimit, me një aplikim ekstraterritorial të ndalimit administrativ”, shpjegon Amnesty International.
Opozita italiane ka qenë kundër marrëveshjes me Shqipërinë dhe për rrjedhojë edhe kundër këtij transferimi të parë. “Ato në Shqipëri nuk do të jenë qendra strehimi, ato në fakt do të jenë vende ku zbatimi i ligjit italian dhe ai europian në fakt do të jetë i pasigurt ose i pezulluar totalisht,” kanë akuzuar përfaqësuesit e opozitës.
Senatori i Partisë Demokratike Michele Fina flet për “harxhimin e gati një miliardë eurove të taksapaguesve italianë për një strukturë që shkel ligjin ndërkombëtar dhe për të cilën Italia është nën vëzhgimin e BE-së. Të njëjtat burime mund të përdoren, për shembull, për kujdesin shëndetësor, për të shkurtuar listat e pritjes ose për të punësuar mjekë dhe infermierë”.
Sondazh

Presidenti kthen për rishqyrtim ligjin “Për inspektimin” - Argumenti: Ndryshon 68 ligje të tjera, që nuk i janë nënshtruar procedurës së rregullt
Ledina Elezi/SCAN Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka kthyer për rishqyrtim ligjin më të fundit për inspektimin. Në dekret theksohet se neni 68......

Balluku inspekton punimet për lotin 6 të Unazës së Madhe të Tiranës: Gati për qarkullimin e makinave në fund të këtij viti!
Në lotin numër 6 të Unazës së Madhe të Tiranës janë realizuar mbi 70% e punimeve. Kanë përfunduar gërmimet dhe mbushja e trupit të rrugës, ndërsa pas......

Ulet koha mesatare e rimbursimit të TVSH-së - Bizneseve iu kthyen 164 milionë euro në 8 muaj, 40% mbi planin
Elisabeta Dosku/ SCAN Rimbursimi i TVSH-së do tu marrë më pak kohë bizneseve nga sa duhet të presin aktualisht. Administrata Tatimore parashikon që të......

Cilat vende të BE-së prodhojnë dhe importojnë më shumë kafe?
Edel Strazimiri / SCAN Prodhimi i kafesë në të gjithë BE-në është rritur me 15% në dekadën e fundit, sipas të dhënave të reja të Eurostat. Çdo......

Fituesit e Nobel në ekonomi - Çmimi iu dha tre studiuesve të “prosperitetit në institucionet shoqërore”
Kristi Ceta/SCAN Ekonomistët Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson u nderuan të hënën me çmimin Nobel në shkencat ekonomike për punën që......

OSHEE, 695.2 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar-gusht, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me vjet
Ola Mitre /SCAN Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë......

Shqiptarët nuk i “ndahen” kafesë! - Një individ ka konsumuar rreth 257 filxhanë gjatë 8 muajve të parë të vitit
Hamit Yzeiraj/SCAN Të rinjtë, të moshuarit, burra dhe gra, por edhe fëmijë, shqiptarët dhe turistët e shumtë që vizituan vendin gjatë tetë muajve të parë të......

350 mln euro për Korridorin VIII - 14 segmente në ndërtim, apo tenderim. Ja ecuria e punimeve
Ola Mitre / SCAN Rreth 350 mln euro është vlera e fondeve publike në dispozicion të ndërtimit të korridorit 8, në 14 segmente. Ecuria për përfundimin e......