Gjermania do të lehtësojë ardhjen e fuqisë punëtore të kualifikuar nga vendet e treta – Ligji i ri do të njohë diplomat pas hyrjes në vend!

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë Faeser dhe Ministri i Punës Heil duan të trajtojnë mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar me një ligj të ri emigracioni. Do të jetë e mundur që diplomat të njihen pas hyrjes në Gjermani.
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser dhe Ministri Federal i Punës Hubertus Heil kanë skicuar parimet bazë të një ligji të ri të emigracionit për të eliminuar mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani.
Në artikullin e tyre, dy politikanët socialdemokratë bëjnë të ditur se duan të hapin tregun e punës për profesionistët që kanë kontratë pune, por të cilëve ende nuk u është njohur diploma në Gjermani. Ministrat propozojnë që këtë diplomë ata ta marrin më vonë me ndihmën e punëdhënësit gjerman. Ndryshe nga situata aktuale, dëshmia e diplomës dhe përvojës profesionale duhet të jetë e mjaftueshme për të hyrë në Gjermani. Procedura e njohjes mund të kryhet më pas, pas hyrjes në Gjermani dhe paralelisht me punën.
Sipas informacionit, planet e Faeser dhe Heilt shkojnë edhe më tej pasi njerëzit me përvojë duhet të jenë në gjendje të hyjnë në Gjermani për të kërkuar punë, edhe pa një kontratë pune, me dy kushte: ata duhet të kenë të konfirmuar që pa hyrë në Gjermani se diploma e tyre është të paktën pjesërisht e krahasueshme me një diplomë gjermane dhe të provojnë se janë në gjendje të ushqejnë veten.
Ky është një hap drejt një "karte shansesh” që SPD, të Gjelbërit dhe FDP-ja duan të prezantojnë para përfundimit të legjislaturës. Koalicioni qeveritar dëshiron gjithashtu të lehtësojë imigrimin e punëtorëve të kualifikuar, kualifikimet e të cilëve tashmë janë njohur. Kjo duhet të bëjë të mundur në të ardhmen ushtrimin e një profesioni jo të specialitetit, për sa kohë që dikush ka një kualifikim profesional të njohur në Gjermani.
Përveç kësaj, të rinjtë e diplomuar nuk do të pritet më të fitojnë aq shumë sa profesionistët me përvojë, në mënyrë që të mund të hyjnë në Gjermani me një "kartë blu”. "Ne po ulim kufijtë e pagave për ta. Kjo e bën më të lehtë për të rinjtë e mirëarsimuar të hyjnë në jetën e punës në Gjermani," shpjegojnë Faeser dhe Heil. Aktualisht, kufiri minimal i pagës është 56.400 euro bruto në vit.
Qeveria gjermane planifikon të ndryshojë Ligjin e Imigrimit të Fuqisë Punëtore të Kualifikuar, që ka hyrë në fuqi që nga 1 marsi 2020. Qëllimi është të lehtësohet ardhja e profesionistëve të aftë nga vendet e treta, edhe sipas nevojave të ekonomisë. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Kurba e valutave të huaja vijon të jetë e kuqe – Dobësohen sërish Paundi, Franga dhe Euro!
Monedha europiane ka regjistruar sërish rënie këtë të enjte pasi krahasuar me dje blihet sot me 116.6 lekë dhe shitet me 117.3 lekë sipas kursit të këmbimit......

Tregtia e jashtme, si ka ndryshuar me krizën? Importet, Turqia i “rrëmben” vendin e parë Italisë, Kina, “rrokadë” me SHBA
Me pandeminë, por akoma më shumë, me krizën e çmimeve që ka goditur të gjithë globin këtë vit, tregtia e jashtme padiskutim që është ridimensionuar disi. “Scan......

Paralajmërimi i SHBA: Pasoja të rënda për vendet që prishin rendin ndërkombëtar ekonomik!
"Integrimi ekonomik është armatosur nga Rusia". Është kjo deklarata e fortë e sekretares amerikane për thesarin Janet Yellen, e cila paralajmëroi se Shtetet e......

Serbia kërkon alternativa ndaj gazit rus - Beogradi pret furnizime nga Azerbajxhani, Kroacia dhe Greqia
Beogradi po kërkon zgjidhje të reja për të ndryshuar furnizimin me gaz. Ministria e energjisë në Serbi konfirmoi se qeveria e vendit po punon pëkr të siguruar......

Kriza e qymyrit në Poloni: Për ngrohjen gjatë dimrit vendi konsumon 10 milionë ton!
Që para emergjencës klimatike Polonia e kishte problem të braktiste qymyrin si burim energjitik dhe ngrohjeje për të respektuar impenjimet lidhur me......

“Emiratet të zëvendësojnë gazin rus” - Presidenti francez Macron, në kërkim të alternativave për furnizimet ruse
Presidenti francez Emanuel Makron priti në Paris liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe në përpjekje për të siguruar furnizime energjitike nga vendi i pasur me......

Ndryshimet klimatike po vrasin njerëz - Vijon vala e të nxehtit rekord në Europë
Vala e të nxehtit rekord që po shkakton viktima në Europë po përhapet nga veriu në lindje. Temperaturat mund të jenë më të larta se 40 gradë celsius në......

Sipërmarrjet në Gjermani, në rrezik falimentimi - Bie indeksi i besimit për sektorin, mungesa e gazit rus rrezikon krizën
Indeksi kryesor ekonomik gjerman, Zew, ka shënuar rënie në korrik si pasojë e shqetësimit se Rusia të ndërpresë totalisht furnizimin me gaz brenda këtij muaji.......