Ndryshimet klimatike po vrasin njerëz - Vijon vala e të nxehtit rekord në Europë

Vala e të nxehtit rekord që po shkakton viktima në Europë po përhapet nga veriu në lindje. Temperaturat mund të jenë më të larta se 40 gradë celsius në Mbretërinë e Bashkuar, një rekord për vendin që temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë ishte 38.7 gradë celsius në Kembrixh në korrik të 2019-ës.
Të hënën u regjistrua temperatura 38.1 gradë celsius në lindje të vendit, më e larta për këtë vit, dhe e treta më e lartë e regjistruar ndonjëherë në vend. Uellsi theu një rekord me 37.1 gradë celsius, ndërsa në Londër temperatura më e lartë e shënuar ishte 37.5 gradë celsius.
Për herë të parë autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë vendosur alarmin në nivelin katërt, që është më i larti dhe nënkupton emergjencë kombëtare, duke paralajmëruar se i nxehti është i rrezikshëm dhe për më të rinjtë dhe njerëzit e shëndetshëm.
Pjesa më e madhe e shkollave në vend qëndron mbyllur ndërsa priten dhe pezullime të reja në sektorin e transportit.
Në Irlandë u regjistrua temperatura prej më shumë se 33 gradë celsius në Fublin, që është rekord i ri që nga viti 1887.
Shkencëtarët shprehen se rritja e temperaturave është pasojë e ngrohjes globale. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u shpreh se ndryshimet klimatike po vrasin njerëz, ekosisteme dhe biodiversitetin.
Dhe Spanja po përballet me temperatura rekord prej më shumë se një jave në një kohë që vendi është në gjendje alarmi për shkak të vatrave të shumta të zjarrit që kanë shkrumbuar qindra hektarë terren. Në pjesën më të madhe të vendit temperaturat kanë arritur në 40 gradë celsius.
Dhe Franca po vuan pasojat e valës së të nxehtit por metereologët parashikojnë një ulje të temperaturave ditët në vijim. Por gjithësesi vendi ka shënuar rekorde për sa i përket temperaturave deri në 39.3 gradë celsius në veri perëndim, mbi 42 gradë celsius në qendër dhe 42.6 gradë celsius në jugperëndim.
Rekorde rajonale në Francë janë shënuar në dhjetëra qytete, në një kohë që rekordi më i lartë i vendit është ai i 28 qershorit 2019, me temperaturat mbu 46 gradë celsius në jug.
Holanda gjithashtu regjistroi ditën e saj më të nxehtë me temperaturat që kanë arritur në 35.4 gradë celsius në jugperëndim të vendit. Ndërsa pritet që temperaturat të shkojnë deri në 39 gradë celsius në jug dhe në qendër të vendit duke iu afruar rekordit kombëtar prej 40.7 gradë në 25 korrik 2019.
Belgjika po përballet me temperatura deri në 40 gradë celsius, ndërsa në vende të ndryshme pune ka pasur reduktime oraresh.
Ballkani pritet të përballet me ditët më të nxehta këtë findjavë, ndërkohë që në Slloveni dhe Kroaci ka pasur zjarre sporadike
Sipas komisionit europian, pothuajse gjysma e territorit të Bashkimit Europian rrezikohet nga thatësira për shkak të mungesës së reshjeve, situatë që po vendos në rrezik të korrurat në vende si Franca, Rumania, Spanja, Portugalia dhe Italia.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=KwoyTgmHBRE&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=9
Sondazh

Sipërmarrjet në Gjermani, në rrezik falimentimi - Bie indeksi i besimit për sektorin, mungesa e gazit rus rrezikon krizën
Indeksi kryesor ekonomik gjerman, Zew, ka shënuar rënie në korrik si pasojë e shqetësimit se Rusia të ndërpresë totalisht furnizimin me gaz brenda këtij muaji.......

BE u kërkon vendeve të ulin kërkesën për gaz me 15% deri në pranverë!
Bashkimi Europian përcaktoi plane emergjente të mërkurën që vendet të reduktojnë përdorimin e tyre të gazit me 15% deri në mars, duke i paralajmëruar se pa......

Kontrasti i tregut të makinave në Europë: Rriten aksionet për automjetet elektrike ndërsa shitjet totale bien!
Tregu aksioneve i makinave me bateri elektrike midis regjistrimeve të reja në Europë u rrit në 9.9% në prill-qershor nga 7.5% një vit më parë, treguan të......

“Sulmi kibernetik shumë i rëndë. Askush nuk di ende pasojat” - Progni: Enigmë qëllimi i sulmit. Në rastin më të keq AKSHI mund të detyrohet të ribëjë investimet
Eksperti i Teknologjisë së Informacionit Gent Progni thotë se askush nuk di të thotë aktualisht qëllimin e sulmit, origjinën e tij, dhe veçanërisht nëse kush e......

Amnistia të zbatohet me kujdes! - Katiaj: Sjell rreziqe nëse nuk jep garanci
Në kushtet e një infomaliteti të lartë në ekonominë shqiptare, amnistia mund të sjellë përfitime për të gjithë aktorët, por nga ana tjetër mbart me vete edhe......

Çfarë importuam më shumë në periudhë krize? Ndërtimi nuk njeh stepje, u blenë mbi 50 miliardë lekë mallra!
Konflikti Rusi-Ukrainë i nisur në fund të muajit Shkurt, solli trazira të mëdha në tregjet ndërkombëtare dhe gjeografinë e importeve për shkak se një pjesë e......

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2022 – Shtetet aziatike kryesojnë listën ndërsa ato europiane dominojnë në 10 vendet e para
Një treshe pasaportash aziatike u ofrojnë mbajtësve të tyre liri më të madhe të udhëtimit në botë se ato të çdo vendi tjetër, sipas një raporti të ri tremujor......

Makinat elektrike më të lira në shitje – Ja karakteristikat, çmimet dhe distanca me karikim të plotë
Kryesisht për shkak të shpenzimit të baterive, makinat elektrike zakonisht janë më të shtrenjta se sa ato të benzinës, naftës ose hibrideve. Ja disa nga......