Europa Postuar më 20 Korrik 2022, 15:15

Sipërmarrjet në Gjermani, në rrezik falimentimi - Bie indeksi i besimit për sektorin, mungesa e gazit rus rrezikon krizën

Nga SCAN TV
Sipërmarrjet në Gjermani, në rrezik falimentimi - Bie indeksi i

Indeksi kryesor ekonomik gjerman, Zew, ka shënuar rënie në korrik si pasojë e shqetësimit se Rusia të ndërpresë totalisht furnizimin me gaz brenda këtij muaji. Një gjë e tillë do të shkaktonte një krizë të rëndë ekonomike sipas raportimeve të Oxford Economics.

Indeksi Zew është një tregues që mat besimin e sipërmarrjeve dhe emrin e ka marrë nga instituti që kryen kërkimet, qendra europiane për kërkimet ekonomike, në gjuhën gjermane.

Rritja e inflacionit dhe ajo e cmimeve të energjisë kanë lëkundur ndjeshëm rritjen europiane. Këtë vit Banka Botërore ka deklasuar disa hetë perspektivat për rritje globale dhe në muajin qershor paralajmëroi për rreziqet e përkeqësimit të situatës ekonomike që mund ta cojnë botën në recesion këtë vit.

Sipas Bloomberg, mundësitë për recesion për këtë vit janë deri në 38% ndërsa për vitin e ardhshëm 75%. Çmimet e mallrave janë shkëputur kohët e fundit nga nivelet e larta të frymëzuara nga kriza dhe kanë rënë në mënyrë dramatike ndërsa shqetësimet janë zhvendosur tek menaxhimi i një recesioni të mundshëm.

Frika e një krize gazi u materializua në mes të qershorit, kur Gazprom reduktoi flukset e gazit në Europë me 60%. Rusia ka pezulluar tashmë furnizimet me gaz për katër vende pas refuzimit të tyre për t'u bashkuar me skemën "gaz për rubla" të prezantuar me dekret presidencial në muajin maj. Për më tepër, më 11 korrik, furnizimet me gaz u reduktuan më shumë pasi gazsjellësi Nord Stream 1 u hoq nga shërbimi për 10 ditët e tij të mirëmbajtjes vjetore.

Gjermania është vendi më i varur nga gazi rus, por një embargo totale do të prekte të gjitha vendet.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=cnof5qiUgSo

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat