Situata e zjarreve/ Zëvendësministrja e Mbrojtjes informon mbi gjendjen aktuale në të gjithë vendin!

Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë vënë nën kontroll 20 vatra zjarri, ku 10 prej tyre kanë qenë më problematike, ka bërë me dije zëvendësministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici.
Gjithashtu Bici njofton se aktualisht:
- Janë shuar dy vatra në Qarkun e Vlorës, ajo në fshatin Qesarat dhe në kodrat me ullinj të Pusit të Mezinit.
- Në qarkun e Durrësit është neutralizuar vatra në “Makaresh”, zonën e Krastës, në fshatin Bizë për të cilën është luftuar prej dy ditësh, në varrezat e vjetra të Durrësit si dhe në Gjirin e Lalzit duke shmangur rreziqet për zonat e banuara.
- Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos.
- Është shuar një vatër e raportuar në Vorë në fshatin Marikaj dhe fshatin Dushk në bashkinë Lushnje.
- Puna vijon prej orëve të para të mëngjesit në shpatin e malit në Balldren, ku tashmë kemi një situatë të normalizuar, në fshatin Shetaj në Durrës, në fshatin Lgjin në Orosh të Mirditës, ku është aktivizuar sërish një vatër si dhe në fshatin Lekbibaj në Tropojë.
Zëvendësministrja informon se gjatë dy muajve të sezonit veror, Qershor-Korrik për shkak edhe të temperaturave të larta që kanë përfshirë të gjithë rajonin e Europës, në të gjithë vendin janë shfaqur 220 vatra zjarri në 42 bashki të vendit dhe Prefekturat të cilat kanë pasur numrin më të lartë të vatrave të zjarreve kanë qenë Fieri, Shkodra, Vlora dhe Tirana.
Sipas deklaratës në menaxhimin e situatave të zjarreve, gjatë kësaj periudhe janë angazhuar në total 3088 forca dhe 320 mjete nga: Forcat e Armatosura, forcat zjarrfikëse, policia e shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të pushtetit vendor ndërsa në dy operacione për shuarjen e zjarreve, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i është drejtuar Mekanizimit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmë.
Bici u bën thirrje qytetarëve të cilësojnë veten pjesë të mbrojtjes civile, të bëjnë kujdes dhe të raportojnë në kohë zjarret, në mënyrë që të parandalohet përhapja e tyre në sipërfaqe më të mëdha. “Bashkëpunoni me pushtetin vendor, njoftoni sa më shpejt të mundeni zjarrfikësit! Zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit”, tha ajo.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Britania në gjendje emergjence kombëtare: Ndalon udhëtimet teksa regjistron ditën e saj më të nxehtë ndonjëherë! (FOTOT)
Britania regjistroi ditën e saj më të nxehtë ndonjëherë të martën, me temperaturën mbi 40 gradë Celsius, ndërsa valët e të nxehtit që mbërthyen Europën u......

Hungaria fillon ‘kundërpërgjigjen’ për të frenuar fuqinë e Parlamentit të BE-së!
Hungaria ka nisur të lëvizë për të frenuar fuqitë e Bashkimit Europian (BE). Ligjvënësit në vend miratuan një rezolutë që kërkon reduktimin e fuqisë së......

Rifillojnë flukset e gazit përmes Nord Stream pas mirëmbajtjes 10-ditore!
Gazprom pritet të rifillojë qarkullimin e gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1 të enjten, pas përfundimit të një mirëmbajtjeje 10-ditore që i ka vënë në......

Si qëndrojnë vendet europiane në 2% të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes!
Çfarë është dy për qind e PBB-së? Që kur ministrat e mbrojtjes të NATO-s ranë dakord ta shpenzonin atë kuotë në buxhetet e tyre ushtarake çdo vit, kjo ka......

Aeroporti i Beogradit ndërton termocentralin diellor - Përbëhet nga afro 3000 panele fotovoltaike
Aeroporti Nikola Tesla i Serbisë do të furnizohet me energji elektrike të prodhuar në një termocentral diellor 1 MW. Objekti u instalua pranë kompleksit të......

Çfarë po ndodh në tregun valutor? – Vazhdon ‘rënia e lirë’ për Frangën, Paundin dhe Euron!
Paundi britanik ka shënuar sërish rënie këtë mëngjes teksa është blerë me 136 lekë dhe është shitur me 137.8 lekë në raport me ditën e martë sipas kursit të......

OTP blen Alpha Bank, ambicie për t’u kthyer lider në Shqipëri - László Wolf: Jemi të parët në çdo vend ku operojmë. Shella: Investime në bankingun dixhital, kreditimi prioritet
Grupi Hungarez OTP njoftoi të martën se ka përfunduar procedurën e blerjes së Alpha Bank Albania, duke u bërë aktori i pestë më i madh në terma të aseteve......

Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut – Presidenti Biden me një deklaratë përshëndetëse
Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar deklaratën e Presidentit të Amerikës Joe Biden, në lidhje me hapjen e negociatave për integrimin në BE të Shqipërisë......