Shqipëria Postuar më 19 Korrik 2022, 16:33

OTP blen Alpha Bank, ambicie për t’u kthyer lider në Shqipëri - László Wolf: Jemi të parët në çdo vend ku operojmë. Shella: Investime në bankingun dixhital, kreditimi prioritet

Nga SCAN TV
OTP blen Alpha Bank, ambicie për t’u kthyer lider në

Grupi Hungarez OTP njoftoi të martën se ka përfunduar procedurën e blerjes së Alpha Bank Albania, duke u bërë aktori i pestë më i madh në terma të aseteve totale dhe i treti më i madh në terma të portofolit të kredive.

Përmes një konference për shtyp, László Wolf Zv.Drejtor i Përgjithshëm, Divizioni i Bankingut Komercial i OTP Banka, tha se operatori shqiptar i grupit bëhet tashmë aktori i pestë më i madh në terma të aseteve totale dhe i treti më i madh në terma të portofolit të kredive. Ndërkohë që ambicia është kthimi i OTP në bankën lider në vend, siç ka ndodhur edhe në shtetet e tjera.

Bledar Shella, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, tha se ajo do të vijojë të mbështesë fort me kredi sektorin e turzimit dhe të infrastrukturës, ndërkohë që risi do të jetë orientimi nga bujqësia. Shella tha se përmes OTP tashmë klientët shqiptarë do mund të investojnë në tregjet financiare ndërkombëtare, ndërkohë që paralajmëroi investime të forta në bankingun dixhital.

Grupi OTP është një nga grupet financiare më të qendrueshme në rajonin e Evropës Qëndrore dhe Lindore me përfitueshmëri të lartë, pozicione të qendrueshme të kapitalit dhe  likuiditetit. Aktualisht, grupi bankar ofron shërbime financiare universale në 11 vende për afro 16 milionë klientë, ka një rrjet prej më shumë se 1,400 degësh dhe ka më shumë se 37,500 punonjës.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=7CxUy48mwMQ&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=1

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat