Bota Postuar më 19 Korrik 2022, 15:46

Netflix arrin marrëveshje me Microsoft - Abonimet e reja do të jenë me kosto të ulët dhe do të ketë reklama

Nga SCAN TV
Netflix arrin marrëveshje me Microsoft - Abonimet e reja do të

Pasi pranoi për herë të parë rënien e numrit të abonentëve që nga krijimi i platformës, Netflix ka marrë masa. Për të tërhequr përdorues është bërë e ditur se abonimet e reja mujore do të jenë më të lira, por nga ana tjetër për herë të parë do të ketë reklama. Dhe pse fillimisht u njoftua se marrëveshja do të ishte me Google, Netflix ka nënshkruar me Microsoft.

Netflix shpjegoi në një deklaratë për mediat se kishte zgjedhur Microsoft dhe teknologjinë e tij të reklamave për të prezantuar një "plan abonimi me çmim të ulët dhe të mbështetur nga reklamat". Më tej në deklaratë thuhej se ky ishte vetëm fillimi dhe se ka ende shumë punë për të bërë.

Ndërkohë, Netflix tashmë është duke biseduar me kompanitë më të rëndësishme të prodhimeve kinematografike - nga Universal tek Uarner Bros e Sony Pictures Television - për të rinegociuar marrëveshjet, në mënyrë që të mund të shfaqen filma dhe seriale televizive të ndërthurura me reklama.

Netflix nuk dëshiron dhe as ka dashur ndonjëherë reklama në platformën e tij. Por përveç 200 mijë  abonentëve të humbur midis janarit dhe marsit të këtij viti, analistët presin një humbje të mëtejshme prej dy milion në muajt në vijim. Pasoja e parë ishte shkurtimi i 150 vendeve të punës. Konkurrenca aktuale është e lartë, mbylljet që shtynë miliona njerëz në mbarë botën, gjatë pandemisë, para televizorit kanë marrë fund.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=Ugb55acTsrk&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=8

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat