Europa Postuar më 19 Korrik 2022, 15:45

Nafta ruse mbërrin në Europë - India e blen me me çmim të favorshëm dhe më pas e dërgon në tregjet europiane

Nga SCAN TV
Nafta ruse mbërrin në Europë - India e blen me me çmim

Në muajin maj të këtij viti, rafineritë indiane kanë blerë 800 mijë fuci nafte ruse në ditë, me një cmim të ulët, duke rritur shqetësimet se një pjesë e saj mund të dërgohet në Europë si naftë e rafinuar.

Sipas të dhënave të publikuara nga britanikja Guardian, rafineria Jamnagar në Gijarat të Indisë ka marrë 27% të naftës së saj nga Rusia në muajin maj, në krahasim me 5% në muajin prill. Qendra për kërkimet për energjinë dhe ajrin e pastër deklaroi se rreth 20% e eksporteve të Jamnagar është transportuar nëpër kanalin e Suezit duke dëshmuar se drejtohej për në Europë apo në Shtette e Bashkuara të Amerikës.

Dhe pse nuk ka konfirmime zyrtare që këto dërgesa përfshijnë naftën ruse, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në dijeni se tregtia ruse e naftës është rritur si me Kinën ashtu dhe me Indinë, duke minuar impaktin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

Sipas mediave ndërkombëtare, të cilat kanë ripublikuar lajmin, ka shumë truqe që mund të fshehin burimin e naftës, duke përzier naftën që vjen nga vende të ndryshme, kalimin e naftës nga anije ruse në anije të tjera gjatë lundrimit dhe përfundimin e marrëveshjeve në Yuan në vend se në dollarë.

Përvec blerjes së naftës, marina indiane ka kontribuar në krijimin e mundësisë për flotën ruse të Sovcomflot që të vazhdojë eksportin e naftës. Deri tani janë identifikuar 80 anije të menaxhuara nga kompania e Dubait SCF Management Services, një ent me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sovcomflot është kompania lundruese më e madhe e Rusisë dhe një lider botëror për transportin detar të hidrokarbureve, si dhe në ndihmën dhe mbështetjen për kërkimin në det të hapur dhe prodhimin e naftës dhe gazit.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=X_9EB59ey5M&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=9

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat