Tregtia globale kalon nga Kazakistani - Kina është e para që ka riorientuar flukset tregtare drejt vendi

Sanksionet perëndimore të imponuara ndaj Rusisë po shkaktojnë një riorientim të flukseve të tregtisë ndërkombëtare, sidomos asaj kineze. Për shumë operatorë të tregtisë tranzit, Rusia, me ekonominë e saj të bllokuar nga sanksionet, nuk është më një opsion. Volumet e dërguara nëpërmjet hekurudhave kazake po zgjerohen shumë shpejt dhe janë në program itenerare të reja nga Kina, mes të cilave dhe hekurudha Kinë – Kirghizistan – Uzbekistan.
Sipas të dhënave zyrtare të Kazakistanit, porti detar tregtar i Aktau, porti i Kuryk dhe terminali Aktau Marine North, pika kyçe të Detit Kaspik në Rrugën Ndërkombëtare të Transportit Trans-Kaspik, i njohur gjithashtu si seksioni kyç i "Korridorit të Mesëm" dyfishoi vëllimin e eksporteve.
Ky vëllim pritet të shtatëfishohet këtë vit duke arritur deri në 3.2 milion ton. Mallrat që vijnë nga ky terminal dërgohen më pas në Iran, Rusi dhe Azerbajxhan. Kazakistani është aktualisht pjesë e “Belt and Road Initiative”, BRI, iniciativa kineze për investimet dhe infrastrukturat e transportit që parashikon Kazakistanin si një zonë tranzit për mallrat kineze që i drejtohen tregejeve në Europë dhe anasjelltas. Por ky rol do të zgjerohet edhe më shumë pasi vendet europiane dhe kaukaziane po përpiqen që të fuqizojnë edhe më shumë këtë itenerar.
Autoritetet kazake konfirmojnë se nëse më parë mallrave nga portet e tyre për në turqi do i duheshin 60 ditë kohë, me investimete fuqishme në infrastrukturë, kjo kohë është reduktuar në 13 ditë.
Gjithashtu Kazakistani ka nisur të ndryshojë iteneraret e eksportit të naftës drejt Kinës dhe Europës dhe duke përdorur korridoret turke të transportit.
Ky trend pritet të vazhdojë të zgjerohet në të ardhmen pasi Kazakistani ka rritur kapacitetin e tubacioneve të tij dhe ka përmirësuar portet detare të Aktau dhe Kuryk.
Shifrat e publikuara këtë vit kanë treguar tashmë një rikuperim të rëndësishëm në qarkullimin tregtar të Kazakistanit me Kinën: Administrata e Përgjithshme e Doganave të Republikës Popullore të Kinës njoftoi më 18 maj se xhiroja ishte 9 miliardë dollarë në katër muajt e parë të 2022-shit. Kompania kazake QazTrade raportoi më parë se tregtia me Kinën në tremujorin e parë të vitit ishte 4.7 miliardë dollarë, një rritje prej 35.6% nga viti në vit.
Në të gjithë Kazakistanin pa dalje në det, vëllimi i mallrave të transportuara së bashku nga operatori shtetëror hekurudhor i Kazakistanit Temir Zholy dhe Hekurudhat e Azerbajxhanit u rrit në 1.388.100 ton, një rritje prej 1.088.800 ton, ose deri në 364%, krahasuar me vitin e kaluar.
Në një kohë që ka rrugë ndërmjet Azisë dhe Evropës përmes Kanalit të Suezit, kostot e transportit dhe koha e dorëzimit janë më të larta se rrugët alternative përtej Detit Kaspik. Në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, zona e Kazakistanit është e vetmja alternativë e mundshme për trafikun global të mallrave që nuk mund ose nuk duhet të kalojë përmes Rusisë.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=Sy1v0G-LN90&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=6
Sondazh

Zëvendësimi i gazit rus - Si ndryshojnë burimet për furnizimin e vendeve të BE
Burime zyrtare të Brukselit kanë konfirmuar me terma të qartë, operacionin e madh të zëvendësimit të gazit që vjen nga Rusia për furnizimin e vendeve të......

Shqipëria, tregti 2 miliardëshe me Kosovën! - Si është rritur niveli i shkëmbimeve në janar-qershor 2022
Shqipëria dhe Kosova kanë njohur një rritje të nivelit të shkëmbimeve tregtare në 6 mujorin e parë të këtij viti. Ndikimin më të madh në këtë rritje e ka pasur......

Bugatti “Voiture Noire” e vitit 1938 - Automjeti më i shtrenjtë në botë që vlen 140 milionë dollarë
Mund të nxirret në ankand me çmimin më të lartë ndonjëherë, rreth 140 milionë euro për një automjet, por faktikisht nuk gjendet më. Aktualisht nuk ka asnjë......

Lufta, pandemia dhe ndryshimet klimatike - Faktorët që po përshpejtojnë përhapjen e urisë në kontinentin aziatik
Një vit më parë në Azi, më shumë se 1.1 miliard persona nuk kishin qasje në ushqimet e duhura, në një kohë që pandemia, lufta dhe ndryshimet klimatike kanë......

Cilat qytete janë “pasuruar” më shumë? - Në Tiranë depozitat janë rritur me 166% prej 2007-ës, në Fier vetëm 60%
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë si dhe të dhënat historike për të kuptuar se cilat qytete janë “pasuruar” më shumë ndër vite.......

Amnistia fiskale/ Kush është pro e kush është kundër - Cila ështa “frika” e biznesit dhe ekspertëve mbi nismën e faljes?
Amnisia fiskale dhe penale e hedhur së fundmi për konsultim publik, ka ngjallur reagime të shumta në radhët e biznesve dhe të ekspertëve. Disa prej tyre janë......

Rikthehen online disa institucione - AKSHI: Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit, në funksion të plotë
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njoftoi se pas sulmit kibernetik, faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit janë rikthyer......

Shqipëria, tani më pranë Bashkimit Europian - Rama: Nuk u mposhtëm. Von der leyen: Më shumë investime ekonomike
Pas një “ëndrre” prej 3 dekadash për hapjen e negociatave me qëllim integrimin në Bashkimin Europian, më në fund Shqipëria nis bisedimet zyrtare në tryezë me......