Shqipëria Postuar më 19 Korrik 2022, 14:08

Shqipëria, tani më pranë Bashkimit Europian - Rama: Nuk u mposhtëm. Von der leyen: Më shumë investime ekonomike

Nga SCAN TV
Shqipëria, tani më pranë Bashkimit Europian - Rama: Nuk u

Pas një “ëndrre” prej 3 dekadash për hapjen e negociatave me qëllim integrimin në Bashkimin Europian, më në fund Shqipëria  nis bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, hapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë. Tetë vite nga marrja e statusit të vendit kandidat qevria shqiptare ndodhet në Bruksel në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

"Pra shumë faleminderit mbarë popullit shqiptar, i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e udhëtimit europian dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë, pas 3 vitesh kaq shumë të ndërlikuar ku refuzimet prej Këshillit te Europës nga njëra anë dhe tërmeti, pandemia, lufta nga ana tjetër, krijuan një situatë vërtet të vështirë, por na forcon më shumë seç ishim. Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit por situata është kjo që është dhe është mirë kështu siç është", tha Rama.

Më shumë investime në fusha të ndryshme, kjo është ndihma që unioni europian do të ofroj për Shqipërinë nëse anëtarësohet në Bashkimin Europian. Kështu e ka paraparirë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në një deklaratë për shtyp zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare.

"Shqipëria do të bashkohet për mbrojtjen civile europiane dhe kjo do të rrisë pikërisht përballjen që Shqipëria do të ketë mbi emergjencat civile, mbi tërmetet apo aspektet e tjera të dëmeve të ndryshme në mënyrë të tillë që BE do të jetë aty sa herë që do të ketë shkaqe të tilla. Do të ketë rritje të investimeve, do të ketë bashkëpunime të ndryshme në fusha kyçe si energjia dhe transporti. Ju do të maksimizoni impaktin e fondeve të BE-së që do të thotë punësime të reja, mundësi të reja e pikërisht për këtë kanë pritur kaq gjatë qytetarët tuaj dhe këtë meritojnë," tha von der Leyen

Ndërkohë në konferencën e parë ndërqeveritare kreu i qeverisë renditi disa nga prioritetet e Shqipërisë.

‘Do vazhdojmë të luajmë një rol kyç duke mbetur aktiv në ndërtimin e paqes afatagjatë të kontinentin tonë. Një hapësirë e shtuar për të projektuar një të ardhme Europiane. Pavarësisht zhgënjimeve tona, BE nuk është thjesht një projekt që do të përfundojë një ditë, por ka dhënë shumë dimensione. Qëllimi ynë është të rrisim konkurencën tonë, të ndërtojmë një shoqëri të drejtë. Në këto kohë sfiduese Shqipëria po kthehet në destinacion për burime të reja energjie. Diversfikimi i energjisë është qëllimi ynë kryesor. Ne kemi shtuar përpjekjet për të siguruar një integrim të plotë në politikën e përbashkët të BE-së për sektorin e bujqësisë. Do të angazhohemi për sigurinë rrugore. Duam të bëhemi kampion digjital për epokën dixhitale. Teksa flasim po luftojmë kundrejt një sulmi kibernetik ndaj një vendi armiqësor Europian’, u shpreh ai.

 SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=kGpW_Z6Nfs4

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat