Bota Postuar më 19 Korrik 2022, 15:34

Bugatti “Voiture Noire” e vitit 1938 - Automjeti më i shtrenjtë në botë që vlen 140 milionë dollarë

Nga SCAN TV
Bugatti “Voiture Noire” e vitit 1938 - Automjeti më i

Mund të nxirret në ankand me çmimin më të lartë ndonjëherë, rreth 140 milionë euro për një automjet, por faktikisht nuk gjendet më. Aktualisht nuk ka asnjë pronar të njohur të Bugatti Type 57 SC Atlantic Voiture Noire, por kushdo që e gjen rastësisht do të bëhej milioner menjëherë. Sipas ekspertëve, çmimi i tij mund të kalonte lehtësisht atë të Mercedes SLR të vitit 1955, një model që për koleksionistët kishte arritur tashmë shifrën rekord prej 135 milionë euro.

Në rastin e Bugattit, vështirësia e miliarderëve nuk do të kishte të bënte thjesht me çmimin, por me gjetjen së tij në ndonjë garazh historik, tek njerëz që deri më tani kanë injoruar vlerën e saj. Në vitet '30, ky model u prodhua në fakt në shumë pak kopje, maksimumi një duzinë, për t'u zhdukur nga tregu brenda pak vitesh, pikërisht në vitin 1938, dhe nuk u gjet më pas Luftës së Dytë Botërore. Disa besojnë se automjeti u kthye në një plaçkë lufte, por ai u zhduk përfundimisht gjatë dekadave në vijim, i fshehur kush e di se ku ose i dëmtuar nga konflikti.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=CQOVkkn9CxI&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=10

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat