Lufta, pandemia dhe ndryshimet klimatike - Faktorët që po përshpejtojnë përhapjen e urisë në kontinentin aziatik

Një vit më parë në Azi, më shumë se 1.1 miliard persona nuk kishin qasje në ushqimet e duhura, në një kohë që pandemia, lufta dhe ndryshimet klimatike kanë ushqyer dhe më shumë një krizë në rritje në rajonin më të populluar të botës.
Raporti i fundit për sa i përket gjendjes së sigurisë ushqimore dhe ushqyerjes në botë, SOFI, tregon pasojat e mëdha të presionit të furnizimeve të drithërave dhe bën të qartë rreziqet e sigurisë ushqimore afatgjatë që kërcënojnë popullsinë në rritje në rajon. Uria po përhapet sërish në Azi, me situatat aktuale në botë që kanë përmbysur vite të tëra progresi gjatë të cilave qasja në ushqime ishte përmirësuar në përgjithësi.
Rëndimi i situatës së kequshqyerjes është pjesë e një tendence globale që sipas programit ushqimor botëror të Kombeve të Bashkuara, këtë vit ka bërë që shumë zona të përballen me një situatë emergjente të paprecdentë.
Sipas raportit që publikohet në mënyrë të përbashkët nga pesë agjenci të kombeve të Bashkuara, në vitin 2021 më shumë se 424 milion persona kanë vuajtur urinë në Azi. Bëhet fjalë për një shifër në rritje në krahasim me 398.2 milion në vitin 2020 dhe 339.9 milion në 2019-ën. Bëhet fjalë për 112.3 milion persona më shumë në vetëm 2 vjet në këtë rajon.
Përvec përhapjes së urisë është rritur dhe pasiguria ushqimore që nënkupton se në këtë pikë njerëzit kanë mbaruar rezervat e tyre. Këtë vit parashikohet një rritje e mëtejshme e cmimeve të ushqimeve në nivel ndërkombëtar për shkak të ndërprerjes së zinxhirit të furnizimeve, rritjes së kostove të prodhimit si dhe politikave kufizuese për sa i përket eksorteve dhe tarifave tregtare.
Pandemia e COVID-19, pushtimi rus i Ukrainës dhe ndryshimet ekstreme klimatike kanë rritur çmimet e mallrave, duke përfshirë vajrat bimore dhe drithërat, në nivele rekord, sipas Indeksit Vjetor të Çmimeve të Ushqimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë. Indeksi, i cili gjurmon ndryshimet mujore në çmimet ndërkombëtare të një shporte produktesh ushqimore të tregtuara zakonisht, është rritur me 23% vetëm në 12 muajt e fundit.
Pas një valë të papritur të të nxehtit që goditi të korrat në Indi, prodhuesi i dytë më i madh në botë i grurit ndaloi eksportet pasi deklaroi se ishte gati për të mbushur një pjesë të mungesë së shkaktuar nga lufat në Ukrainë. Çmimet e sheqerit po rriten gjithashtu, pasi fabrikat braziliane të sheqerit po e devijojnë prodhimin drejt etanolit për të përfituar nga çmimet e larta të energjisë. Kjo vjen si pasojë e thatësirës rekord që shkurtoi sezonin e vjeljes në Brazil, eksportuesin më të madh të sheqerit në botë.
Çmimet e shpendëve po rriten për shkak të ndërprerjes së eksporteve nga Ukraina, rritjes së shpërthimeve të gripit të shpendëve në hemisferën veriore dhe, së fundmi, kufizimit të Malajzisë për eksportet e pulave.
Nëse çmimet e energjisë dhe fertilizuesve nuk bien vitin e ardhshëm, çmimet e ushqimeve do të jenë subjekt i presionit të mëtejshëm në rritje, sipas Bankës Botërore.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=TP8JW38KNN0&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=9
Sondazh

Cilat qytete janë “pasuruar” më shumë? - Në Tiranë depozitat janë rritur me 166% prej 2007-ës, në Fier vetëm 60%
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë si dhe të dhënat historike për të kuptuar se cilat qytete janë “pasuruar” më shumë ndër vite.......

Amnistia fiskale/ Kush është pro e kush është kundër - Cila ështa “frika” e biznesit dhe ekspertëve mbi nismën e faljes?
Amnisia fiskale dhe penale e hedhur së fundmi për konsultim publik, ka ngjallur reagime të shumta në radhët e biznesve dhe të ekspertëve. Disa prej tyre janë......

Rikthehen online disa institucione - AKSHI: Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit, në funksion të plotë
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njoftoi se pas sulmit kibernetik, faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit janë rikthyer......

Shqipëria, tani më pranë Bashkimit Europian - Rama: Nuk u mposhtëm. Von der leyen: Më shumë investime ekonomike
Pas një “ëndrre” prej 3 dekadash për hapjen e negociatave me qëllim integrimin në Bashkimin Europian, më në fund Shqipëria nis bisedimet zyrtare në tryezë me......

Grup pune dhe plan veprimi për 2022-2023/ Shoqata e-commerce: Konsultime publike dhe mbledhje 3 herë në vit!
Ngritja e grupit të punës për të hartuar një plan veprimi për vitin 2022-2023 është hapi i radhës që shoqata e tregëtisë online në vendin tonë ka ndërmarrë. Ky......

Sa zgjat anëtarësimi në BE? Mesatarisht 5 vite nga hapja e negociatave, por i tej zgjatur për disa vende të lindjes
Bashkimi Europian është zgjeruar disa herë gjatë historisë së tij që prej krijimit në vitin e largët 1954, nëpërmjet anëtarësimit të shteteve të reja. Sot,......

Si të qëndroni të freskët edhe pa ajër të kondicionuar?!
Edel Strazimiri / SCAN Pavarësisht nëse jeni pa energji, duke duruar nxehtësinë ekstreme ose duke u përpjekur të kurseni para, ka mënyra për t'u ndjerë......

93% e punëdhënësve duan të shohin aftësi të ‘buta’ në CV-në tuaj – Cilat janë 8 nga më të kërkuarat?!
Kur aplikoni për një punë, ka shumë mënyra për të optimizuar CV-në tuaj. Ju mund të kontrolloni listën për të parë se ku qëndrojnë prioritetet e punëdhënësit......