Amnistia fiskale/ Kush është pro e kush është kundër - Cila ështa “frika” e biznesit dhe ekspertëve mbi nismën e faljes?

Amnisia fiskale dhe penale e hedhur së fundmi për konsultim publik, ka ngjallur reagime të shumta në radhët e biznesve dhe të ekspertëve. Disa prej tyre janë rreshtuar kategorikisht kundër këtij procesi duke e e cilësuar si mekanizëm për pastrimin e parave të pista, ndërsa të tjerë e kanë parë në një optikë positive dhe optimiste për formalizimin e ekonomisë, por duke kërkuar zbatim të kujdeshëm dhe rigoroz. Fillimisht Dhoma Amerikane e Tregtisë ka shprehur rezervat e saj kundrejt kësaj nisme dhe më pas e ka përforcuar qendrimin kundër permës një deklarate zyrtare.
Kundër mënyrës se si është konceptuar draftligji për aministinë fiskale është rreshtuar edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Sipas kreut të saj, qeveria nuk ka një plan të qartë për zbatimin e faljes dhe për forcimin e institucioneve ligj-zbatuese, të cilët duhet të inkurajojnë pjesën e ndershme të biznesit. Ndërsa sipas Dhomës Britanike në Shqipëri amnistia sjell zgjerimin e bazës së taksapaguesve, por është penalizuese për ata që prej 30 vitesh kontribuojnë dhe paguajnë rregullisht.
Po ashtu, së fundmi Konfindustria thekson se nisma e faljes fiskale duhet të marrë patjetër miratiimin paraprak nga vendet e Bashkimit Europianë dhe aleatatë strategjikë, në të kundërt do të jetë e dështuar dhe me rreziqe. Ndërsa për Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare, kjo nismë duhet parë dhe zbatuar me kujdes dhe të mos jetë vetëm në funksion të biznesit të mëdh.
Nga ana tjetër ekspertja e ekonomisë, Suzana Guxholli po ashtu e sheh si proces skeptik që ka si qëllim më së shumti pastrimin e parave të pista dhe se dekurajon bizneset e ndershme.
Në pëgjigjen e tij kundrejt reagimeve për amnistinë fiskale, kryeministri Edi Rama është treguar shumë i ashpër dhe njëkohësisht i vendosur për ta miratuar atë. shumë Kreu i qeverisë Edi Rama i kërkoi biznesit të japë ide të frytshme për të ndërhyrë bashkarish në draftin për amnistinë fiskale dhe penale që Shqipëria pret të ndërmarrë për herë të parë. Rama tha se nuk do pranojë jo apriori nga Dhomat e Tregtisë të vendeve partnere që në fakt e kanë bërë disa herë amnistinë edhe me masa më demokratike.
Muajin që lam pas qeveria hodhi për konsultim draftin e ri për amnistinë fiskale dhe penale, i cili u jep mundësi qytetarëve dhe bizneseve që të formalizojnë deri në 2 milionë euro duke paguar një normë tatimore nga 7 deri në 10 për qind. Ndërkohë që drafti përcakton edhe individët e përjashtruar nga kjo falje të cilët kanë pasur detyra publike apo janë objekte hetimi.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=3WHFyex49Vo
Sondazh

Rikthehen online disa institucione - AKSHI: Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit, në funksion të plotë
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njoftoi se pas sulmit kibernetik, faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit janë rikthyer......

Shqipëria, tani më pranë Bashkimit Europian - Rama: Nuk u mposhtëm. Von der leyen: Më shumë investime ekonomike
Pas një “ëndrre” prej 3 dekadash për hapjen e negociatave me qëllim integrimin në Bashkimin Europian, më në fund Shqipëria nis bisedimet zyrtare në tryezë me......

Grup pune dhe plan veprimi për 2022-2023/ Shoqata e-commerce: Konsultime publike dhe mbledhje 3 herë në vit!
Ngritja e grupit të punës për të hartuar një plan veprimi për vitin 2022-2023 është hapi i radhës që shoqata e tregëtisë online në vendin tonë ka ndërmarrë. Ky......

Sa zgjat anëtarësimi në BE? Mesatarisht 5 vite nga hapja e negociatave, por i tej zgjatur për disa vende të lindjes
Bashkimi Europian është zgjeruar disa herë gjatë historisë së tij që prej krijimit në vitin e largët 1954, nëpërmjet anëtarësimit të shteteve të reja. Sot,......

Si të qëndroni të freskët edhe pa ajër të kondicionuar?!
Edel Strazimiri / SCAN Pavarësisht nëse jeni pa energji, duke duruar nxehtësinë ekstreme ose duke u përpjekur të kurseni para, ka mënyra për t'u ndjerë......

93% e punëdhënësve duan të shohin aftësi të ‘buta’ në CV-në tuaj – Cilat janë 8 nga më të kërkuarat?!
Kur aplikoni për një punë, ka shumë mënyra për të optimizuar CV-në tuaj. Ju mund të kontrolloni listën për të parë se ku qëndrojnë prioritetet e punëdhënësit......

Rusia i afrohet mbylljes së gazit në Europë ndërsa Gjermania kundërshton pretendimet se nuk mund të përmbushë kontratat!
Gjiganti energjetik i Rusisë po kërcënon të dërgojë më pak gaz në Europë - por Gjermania, një nga importuesit kryesorë të saj, e ka hedhur poshtë idenë.......

Gjashtë vendet kryesore të pagesave dixhitale – Suedia mund të funksionojë pa para fizike nisur nga viti 2024
Me transformimin dixhital, peizazhi i transaksioneve po e lë pas konceptin e parave të gatshme. Pagesat celulare, tap-to-pay, dhe sigurisht, kartat e debitit......