Çfarë importuam më shumë në periudhë krize? Ndërtimi nuk njeh stepje, u blenë mbi 50 miliardë lekë mallra!

Konflikti Rusi-Ukrainë i nisur në fund të muajit Shkurt, solli trazira të mëdha në tregjet ndërkombëtare dhe gjeografinë e importeve për shkak se një pjesë e mirë e produkteve bliheshin nga këto dy shtete. Por çfarë kemi importuar më shumë gjatë krizës, që i takon kryesisht periudhës Mars-Maj? Referuar të dhënave të doganave për tregtinë e jashtme në 5 mujorin e parë të vitit të përpunuara nga SCAN TV, vihet re se ndërtimi është ai që nuk e ka njohur krizën .
Nëse flasim për volum importesh, materialet e ndërtimit si hekur, çelik, gëlqere, çimento, dhe nënprodukte të tjera, zënë pjesën më të madhe. Në disa prej zërava vihet një tkurrje e lehtë importesh në volum në raport me 2021-shin, por në krahasim me vitet e mëparshme rritja është shumë e ndjeshme.
Kompanitë e ndërtimit kanë importuar mbi 50 miliardë lekë materiale për këtë sektor në vetëm 5 muaj. Ndërkohë që volum të lartë zënë gjithashtu lëndë të djegshme minerale, vajra minerale dhe produkte të distiluara si dhe materialet e drurit.
Ndërkohë që sa i takon drithrave, në 5 muaj janë importuar 105 mijë ton, dhe në krahasim më nje vit më parë ka një rënie prej 3 mijë ton, ndërsa në raport me vitet e mëparshme rënia është shumë e lartë. E përkthyer në vlerë, përgjatë kësaj periudha nga jashtë kufinjve janë blerë 5.2 miliardë lekë drithra.
Në total në 5 muaj në vendin tonë janë importuar afro 2.2 milionë ton mallra me vlerë rreth 365 miliardë lekë. Vlera e importeve ka ardhur në rritje progresive nga viti në vit, ku krahasuar me 20121-shin, regjistrohet në 77 miliardë lekë më shumë. Italia, Greqia, Turqia, Kina dhe Gjermania janë partnerët kryesorë.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=uexYXzDo6DM
Sondazh

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2022 – Shtetet aziatike kryesojnë listën ndërsa ato europiane dominojnë në 10 vendet e para
Një treshe pasaportash aziatike u ofrojnë mbajtësve të tyre liri më të madhe të udhëtimit në botë se ato të çdo vendi tjetër, sipas një raporti të ri tremujor......

Makinat elektrike më të lira në shitje – Ja karakteristikat, çmimet dhe distanca me karikim të plotë
Kryesisht për shkak të shpenzimit të baterive, makinat elektrike zakonisht janë më të shtrenjta se sa ato të benzinës, naftës ose hibrideve. Ja disa nga......

Situata e zjarreve/ Zëvendësministrja e Mbrojtjes informon mbi gjendjen aktuale në të gjithë vendin!
Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë vënë nën kontroll 20 vatra zjarri, ku 10......

Britania në gjendje emergjence kombëtare: Ndalon udhëtimet teksa regjistron ditën e saj më të nxehtë ndonjëherë! (FOTOT)
Britania regjistroi ditën e saj më të nxehtë ndonjëherë të martën, me temperaturën mbi 40 gradë Celsius, ndërsa valët e të nxehtit që mbërthyen Europën u......

Hungaria fillon ‘kundërpërgjigjen’ për të frenuar fuqinë e Parlamentit të BE-së!
Hungaria ka nisur të lëvizë për të frenuar fuqitë e Bashkimit Europian (BE). Ligjvënësit në vend miratuan një rezolutë që kërkon reduktimin e fuqisë së......

Rifillojnë flukset e gazit përmes Nord Stream pas mirëmbajtjes 10-ditore!
Gazprom pritet të rifillojë qarkullimin e gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1 të enjten, pas përfundimit të një mirëmbajtjeje 10-ditore që i ka vënë në......

Si qëndrojnë vendet europiane në 2% të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes!
Çfarë është dy për qind e PBB-së? Që kur ministrat e mbrojtjes të NATO-s ranë dakord ta shpenzonin atë kuotë në buxhetet e tyre ushtarake çdo vit, kjo ka......

Aeroporti i Beogradit ndërton termocentralin diellor - Përbëhet nga afro 3000 panele fotovoltaike
Aeroporti Nikola Tesla i Serbisë do të furnizohet me energji elektrike të prodhuar në një termocentral diellor 1 MW. Objekti u instalua pranë kompleksit të......