Paralajmërimi i SHBA: Pasoja të rënda për vendet që prishin rendin ndërkombëtar ekonomik!

"Integrimi ekonomik është armatosur nga Rusia". Është kjo deklarata e fortë e sekretares amerikane për thesarin Janet Yellen, e cila paralajmëroi se Shtetet e Bahskuara ë Amerikës do të reagojnë ashpër ndaj vendeve që prishin rendin ndërkombëtar ekonomik. Ajo i bëri apel të gjitha vendeve që të bashkohen në dënimin dhe kundërshtimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ushtrojnë presion për rritjen e lidhjeve tregtare me Korenë e Jugut dhe aleatët e tjerë të besuar për të përmirësuar qëndrueshmërinë e zinxhirëve të furnizimit dhe për të shmangur manipulimet e mundshme nga rivalët gjeopolitikë, u shpreh Yellen për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ajo theksoi se ishte optimiste nga bisedat me homologët koreanë për vendosjen e një kufiri për çmimin e naftës ruse. Yellen tha se do të bisedonte për këtë cështje me zyrtarë të lartë në Seul.
Yellen ndodhet në Korenë e Jugut në fazën e fundit të vizitës së saj 11-ditore në rajonin Indo-Paqësor.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=n5nkoQ3__os&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=8
Sondazh

Serbia kërkon alternativa ndaj gazit rus - Beogradi pret furnizime nga Azerbajxhani, Kroacia dhe Greqia
Beogradi po kërkon zgjidhje të reja për të ndryshuar furnizimin me gaz. Ministria e energjisë në Serbi konfirmoi se qeveria e vendit po punon pëkr të siguruar......

Kriza e qymyrit në Poloni: Për ngrohjen gjatë dimrit vendi konsumon 10 milionë ton!
Që para emergjencës klimatike Polonia e kishte problem të braktiste qymyrin si burim energjitik dhe ngrohjeje për të respektuar impenjimet lidhur me......

“Emiratet të zëvendësojnë gazin rus” - Presidenti francez Macron, në kërkim të alternativave për furnizimet ruse
Presidenti francez Emanuel Makron priti në Paris liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe në përpjekje për të siguruar furnizime energjitike nga vendi i pasur me......

Ndryshimet klimatike po vrasin njerëz - Vijon vala e të nxehtit rekord në Europë
Vala e të nxehtit rekord që po shkakton viktima në Europë po përhapet nga veriu në lindje. Temperaturat mund të jenë më të larta se 40 gradë celsius në......

Sipërmarrjet në Gjermani, në rrezik falimentimi - Bie indeksi i besimit për sektorin, mungesa e gazit rus rrezikon krizën
Indeksi kryesor ekonomik gjerman, Zew, ka shënuar rënie në korrik si pasojë e shqetësimit se Rusia të ndërpresë totalisht furnizimin me gaz brenda këtij muaji.......

BE u kërkon vendeve të ulin kërkesën për gaz me 15% deri në pranverë!
Bashkimi Europian përcaktoi plane emergjente të mërkurën që vendet të reduktojnë përdorimin e tyre të gazit me 15% deri në mars, duke i paralajmëruar se pa......

Kontrasti i tregut të makinave në Europë: Rriten aksionet për automjetet elektrike ndërsa shitjet totale bien!
Tregu aksioneve i makinave me bateri elektrike midis regjistrimeve të reja në Europë u rrit në 9.9% në prill-qershor nga 7.5% një vit më parë, treguan të......

“Sulmi kibernetik shumë i rëndë. Askush nuk di ende pasojat” - Progni: Enigmë qëllimi i sulmit. Në rastin më të keq AKSHI mund të detyrohet të ribëjë investimet
Eksperti i Teknologjisë së Informacionit Gent Progni thotë se askush nuk di të thotë aktualisht qëllimin e sulmit, origjinën e tij, dhe veçanërisht nëse kush e......