Europa Postuar më 20 Korrik 2022, 15:20

“Emiratet të zëvendësojnë gazin rus” - Presidenti francez Macron, në kërkim të alternativave për furnizimet ruse

Nga SCAN TV
“Emiratet të zëvendësojnë gazin rus” -

Presidenti francez Emanuel Makron priti në Paris liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe në përpjekje për të siguruar furnizime energjitike nga vendi i pasur me naftë, në një moment që Europa përgatitet për mundësinë e ndërprerjes totale të furnizimit me gazin rus

Mohammed bin Zayed Al Nahian ndodhej në Paris në vizitën e tij të parë zyrtare në Francë që kur u zgjodh president i vendit aleat të perëndimit, në muajin maj. Sheikh Mohammed la qenë lideri ‘de facto’ i vendit që në 2014-ën dhe ka ndërtuar aleanca të reja në Lindjen e Mesme dhe në Europë. Fundjavën e kaluar ai u takua me presidentin amerikan Joe biden.

Franca ka lidhje të forta me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe dy liderët madje kanë dhe lidhje miqësore. Gjatë vizitës së tij në Abu Dhabi, vitin e kaluar, presidenti francez Macron firmosi një marrëveshje prej 16 miliard eurosh për armët. Kjo është kontrata më e madhe për eksportin e armëve që Franca ka pasur ndonjëherë.

Liderët e dy vendeve u përqendruan në luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj në furnizimet me energji për Francën dhe Europën. Sipas presidencës franceze, Macron dhe Sheikh Mohammed po punojnë për një marrëveshje dypalëshe për hidrokarburet dhe garancinë për furnizmin e vendit.

Në një moment që lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e gjashtë, Rusia ka ndërprerë furnizimet me gaz – që mban industrinë në punë, prodhon energji dhe ngroh shtëpitë në dimët – për dhjetëve vende në Europë, si pasojë e sanksioneve perëndimore për pushtimin e Ukrainës.

Macron tha javën e kaluar se qeveria e tij do të përgatiste një "plan të pjekur" për të kursyer energjinë dhe se Franca ende po kërkon të ndryshojë burimet e saj të gazit. Eksportet e energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe në Francë dominohen nga produktet e rafinuara të naftës dhe arritën shumën rekord prej 1.5 miliardë euro në 2019-ën.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi i shtatë me rezervat më të mëdha të të gazit natyror në botë, sipas të dhënave të vlerësuara nga Agjencia e Informacionit të Energjisë në Shtetet e Bahskuara të Amerikës. Vendi, i cili shtrihet në bregun lindor të Gadishullit Arabik përgjatë Gjirit Persik, është ndër 10 prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, me pjesën më të madhe të pasurisë së naftës dhe gazit të vendit të përqendruar në Abu Dhabi.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=ruTWOGYkD8E&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=12

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat