Serbia kërkon alternativa ndaj gazit rus - Beogradi pret furnizime nga Azerbajxhani, Kroacia dhe Greqia

Beogradi po kërkon zgjidhje të reja për të ndryshuar furnizimin me gaz. Ministria e energjisë në Serbi konfirmoi se qeveria e vendit po punon pëkr të siguruar furnizimin me gaz natyror nga Azerbajxhani dhe gazin e lëngshëm nga Greqia dhe Kroacia, kjo pavarësisht lidhjeve të vendit me Rusinë
Ndërkohë vazhdojnë punimet dhe për gazsjellësin Niš-Danilovgrad që do të lidhë Bullgarinë dhe Serbinë, një projekt i mbështetur nga Brukseli. Kreu i delegacionit të BE-së në Beograd theksoi rëndësinë e planit për të gjetur mënyra të tjera furnizimi për vendin dhe për të garantuar më shumë gaz për familjet dhe sipërmarrjet. Bashkimi Europian ka investuar 50 milion euro për ndërtimin e gazsjellësit, ndërsa 25 milion euro të tjera janë dhënë hua nga Banka qendrore europiane.
Pavarësisht disa problemeve logjistike, gazsjellësi Niš-Danilovgrad duhet të jetë aktiv në shtator të vitit 2023. Por lufta në Ukrainë ka shkaktuar vonesa në furnizimin e materialeve të prodhimit.
Gazsjellësi do të ketë një kapacitet transporti vjetor prej 1.8 miliard metra kub gaz natyror. Për Serbinë lidhja me Bullgarinë është një plan infrastrukturor strategjik për të garantuar një rrugë alternative për furnizimet nga Azerbajxhani.
Aktualisht i gjithë gazi i importuar nga Serbia vjen nga Rusia: bëhet fjalë për rreth 2 milion metra kub në vit, që mbërrijnë në vend nëpërmjet gazsjellësit nënujor të Detit të Zi Turk Stream nëpërmjet Turqisë dhe në fund nëpërmjet një lidhjeje tokësore të njohur si Balkan Stream, Bullgari.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=JwlnlxXzC9U&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=7
Sondazh

Kriza e qymyrit në Poloni: Për ngrohjen gjatë dimrit vendi konsumon 10 milionë ton!
Që para emergjencës klimatike Polonia e kishte problem të braktiste qymyrin si burim energjitik dhe ngrohjeje për të respektuar impenjimet lidhur me......

“Emiratet të zëvendësojnë gazin rus” - Presidenti francez Macron, në kërkim të alternativave për furnizimet ruse
Presidenti francez Emanuel Makron priti në Paris liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe në përpjekje për të siguruar furnizime energjitike nga vendi i pasur me......

Ndryshimet klimatike po vrasin njerëz - Vijon vala e të nxehtit rekord në Europë
Vala e të nxehtit rekord që po shkakton viktima në Europë po përhapet nga veriu në lindje. Temperaturat mund të jenë më të larta se 40 gradë celsius në......

Sipërmarrjet në Gjermani, në rrezik falimentimi - Bie indeksi i besimit për sektorin, mungesa e gazit rus rrezikon krizën
Indeksi kryesor ekonomik gjerman, Zew, ka shënuar rënie në korrik si pasojë e shqetësimit se Rusia të ndërpresë totalisht furnizimin me gaz brenda këtij muaji.......

BE u kërkon vendeve të ulin kërkesën për gaz me 15% deri në pranverë!
Bashkimi Europian përcaktoi plane emergjente të mërkurën që vendet të reduktojnë përdorimin e tyre të gazit me 15% deri në mars, duke i paralajmëruar se pa......

Kontrasti i tregut të makinave në Europë: Rriten aksionet për automjetet elektrike ndërsa shitjet totale bien!
Tregu aksioneve i makinave me bateri elektrike midis regjistrimeve të reja në Europë u rrit në 9.9% në prill-qershor nga 7.5% një vit më parë, treguan të......

“Sulmi kibernetik shumë i rëndë. Askush nuk di ende pasojat” - Progni: Enigmë qëllimi i sulmit. Në rastin më të keq AKSHI mund të detyrohet të ribëjë investimet
Eksperti i Teknologjisë së Informacionit Gent Progni thotë se askush nuk di të thotë aktualisht qëllimin e sulmit, origjinën e tij, dhe veçanërisht nëse kush e......

Amnistia të zbatohet me kujdes! - Katiaj: Sjell rreziqe nëse nuk jep garanci
Në kushtet e një infomaliteti të lartë në ekonominë shqiptare, amnistia mund të sjellë përfitime për të gjithë aktorët, por nga ana tjetër mbart me vete edhe......