Europa Postuar më 20 Korrik 2022, 15:21

Kriza e qymyrit në Poloni: Për ngrohjen gjatë dimrit vendi konsumon 10 milionë ton!

Nga SCAN TV
Kriza e qymyrit në Poloni: Për ngrohjen gjatë dimrit vendi

Që para emergjencës klimatike Polonia e kishte problem të braktiste qymyrin si burim energjitik dhe ngrohjeje për të respektuar impenjimet lidhur me tranzicionin ekologjik. Lufta në Ukrainë gjithësesi ka përmbysur situatën.

Ekspertët e sektorit energjitik në vend, shpjegojnë se rezervat e qymyrit janë në nivelin më të ulët që nga koha e pasluftës, dhe që të parët që paguajnë pasojat janë familjet polake, të cilat cdo vit për ngrohje djegin 10 milion ton. Vetëm gjysma e kësaj sasie nxirret në vend, pjesa tjetër importohet nga Rusia dhe Kazakistani, por aktualisht furnizimi është pezulluar për shkak të bllokimit të hekurudhave nga Moska

Por sipas konsumatorëve problemi nuk është dhe aq gjetja e sasisë së duhur të qymyrit por cmimi i shitjes, i cili është trefishuar në krahasim me një vit më parë. Mesatarisht një familje polake konsumon gjatë sezonit të dimrit rreth 2 ton e gjysëm qymyr për ngrohje.

Çështja e qymyrit është bërë një temë e ndjeshme në Poloni. Qeveria thotë se po punon për programet e ndihmës për të parandaluar një krizë para dimrit, por deri më tani nuk ka asnjë zgjidhje të qartë.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=s6SGoqJuuAo&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=10

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat