Franca “frenon” duhanpirjen - Nga 1 janari, çmimi i një pakete cigaresh do të jetë 12 euro

Duhanpirësit francezë që duan të blejnë një paketë cigare do të fusin duart thellë në xhepa në vitet e ardhshme. Qëllimi është të parandalohet fillimi i pirjes së duhanit veçanërisht nga të rinjtë dhe t'u ofrohet duhanpirësve një mbështetje më e mirë në përpjekjet e tyre për ta lënë duhanin.
Ministri i Shëndetësisë, Aurelien Rousseau, prezantoi programin e qeverisë, që parashikuan rritje të çmimit të duhanit dhe cigareve, si dhe masa kufizuese në lidhje me vendin ku lejohet pirja e duhanit dhe ku është i ndaluar.
“Në vitin 2025 çmimi mesatar i një pakete cigaresh do të rritet në 12 euro dhe në 13 euro në vitin 2026”, tha Aurelien Rousseau. Aktualisht, shumë marka shiten në Francë deri në 11 euro. “Rritja e çmimeve është masa më efektive kundër pirjes së duhanit, sipas OBSH-së dhe të gjitha studimeve të pavarura mbi këtë temë”, theksoi Rousseau gjatë prezantimit të programit kombëtar kundër duhanit.
Qëllimi i këtij programi është të "ndërtohet brezi i parë pa duhan deri në vitin 2032" në Francë, siç është zotuar Emmanuel Macron. Për të arritur këtë qëllim, do të vendoset taksa më e lartë dhe do të ndalohet pirja e duhanit, shpjegon ministri i Shëndetësisë.
Në veçanti, qëllimi është të parandalohet fillimi i pirjes së duhanit, veçanërisht tek të rinjtë dhe t'u ofrohet duhanpirësve, veçanërisht atyre me të ardhura të ulëta, mbështetje më e mirë në përpjekjet për ta lënë duhanin. Kjo është arsyeja pse qeveria Macron planifikon t'i bëjë paketat e cigareve më pak të përballueshme duke rritur çmimin e tyre.
Çmimi i një pakete cigare është vendosur të rritet nga 1 janari 2024, me 40 deri në 50 cent si pasojë e inflacionit, sipas vlerësimeve të Konfederatës së Shitësve të Duhanit. Gjithashtu, do të ndalohet shitja e produkteve elektronike, që janë veçanërisht të njohura tek të rinjtë.
Në fund, për vendet ku do të ndalohet pirja e duhanit, Ministria e Shëndetësisë vuri në dukje se ato do të jenë parqet publike, plazhet, pyjet dhe zonat përreth objekteve publike, duke filluar nga shkollat.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Bien ankesat për energjinë elektrike - Cilësia e faturimit, OSHEE: Në 6-muaj u depozituan 7% më pak
Ankesat për cilësi faturimi pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike u ulën me 7%, gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga......

Çfarë po ndodh në tregun valutor? Dobësohen sërish Dollari, Euro dhe Paundi!
Dollari amerikan ka pësuar sërish rënie këtë mëngjes duke humbur pikë ndjeshëm nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 94......

Stuhia në Detin e Zi mbështet naftën - Investitorët po presin edhe takimin e OPEC+ të enjten
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm në sesionin e sotëm, pasi një stuhi në rajonin e Detit të Zi ndërpreu eksportet e naftës nga Kazakistani dhe Rusia, duke......

Dollari rimëkëmbet nga niveli më i ulët 3-mujor - Pritet të realizojë humbje mujore prej 3.7%, gjatë nëntorit
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, por megjithatë po qëndron pranë nivelit më të ulët në 3 muajt e fundit, për shkak të......

Ari, në nivelin më të lartë në 7 muaj - FED do të ulë interesat në gjysmën e parë të 2024
Ari po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, për shkak të shpresave se Rezerva Federale do t’i ulë normat e......

FED rrit bitcoin në mbi 38,000 USD - Standard Chartered parashikon një çmim prej $100,000 në fund të 2024
Bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa të martën fitoi rreth 2.5% të vlerës, duke u ngjitur mbi nivelin teknik të 38,000 dollarëve.......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Anëtarët e FED sinjalizojnë se shtrëngimi monetar ka përfunduar
Bursat europiane i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pasi investitorët i kanë mirëpritur komentet e anëtarëve të bordit të Rezervës Federale. Indeksi......

Shifra rekord gjatë fundjavës së Falenderimeve - Konsumatorët amerikanë shpenzuan “online” rreth $38 mld USD
Uljet drastike në gjithçka, nga produktet e bukurisë dhe lodrat tek pajisjet elektronike gjatë fundjavës së Falënderimeve, i joshën blerësit amerikanë që të......