Çfarë po ndodh në tregun valutor? Dobësohen sërish Dollari, Euro dhe Paundi!

Dollari amerikan ka pësuar sërish rënie këtë mëngjes duke humbur pikë ndjeshëm nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 94 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka regjistruar një zbritje të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 101.8 lekë dhe duke u shitur me 102.8 lekë në raport me dje.
Franga zvicerane ka pasur rritje të lehtë këtë mëngjes por mbetet edhe ajo nën nivelet e zakonshme përballë monedhës vendase teksa blihet sot me 105.7 lekë dhe shitet me 107 lekë në raport me dje.
Paundi britanik edhe ai ka shënuar rënie të ndjeshme të kuotës duke u blerë sot me 117.4 lekë dhe duke u shitur me 119 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Sondazh

Stuhia në Detin e Zi mbështet naftën - Investitorët po presin edhe takimin e OPEC+ të enjten
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm në sesionin e sotëm, pasi një stuhi në rajonin e Detit të Zi ndërpreu eksportet e naftës nga Kazakistani dhe Rusia, duke......

Dollari rimëkëmbet nga niveli më i ulët 3-mujor - Pritet të realizojë humbje mujore prej 3.7%, gjatë nëntorit
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, por megjithatë po qëndron pranë nivelit më të ulët në 3 muajt e fundit, për shkak të......

Ari, në nivelin më të lartë në 7 muaj - FED do të ulë interesat në gjysmën e parë të 2024
Ari po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, për shkak të shpresave se Rezerva Federale do t’i ulë normat e......

FED rrit bitcoin në mbi 38,000 USD - Standard Chartered parashikon një çmim prej $100,000 në fund të 2024
Bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa të martën fitoi rreth 2.5% të vlerës, duke u ngjitur mbi nivelin teknik të 38,000 dollarëve.......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Anëtarët e FED sinjalizojnë se shtrëngimi monetar ka përfunduar
Bursat europiane i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pasi investitorët i kanë mirëpritur komentet e anëtarëve të bordit të Rezervës Federale. Indeksi......

Shifra rekord gjatë fundjavës së Falenderimeve - Konsumatorët amerikanë shpenzuan “online” rreth $38 mld USD
Uljet drastike në gjithçka, nga produktet e bukurisë dhe lodrat tek pajisjet elektronike gjatë fundjavës së Falënderimeve, i joshën blerësit amerikanë që të......

Ja pse investitorët globalë do të ndjekin me vemendje takimin e OPEC+!
I caktuar për të enjten më 30 nëntor, ky takim do të shënohet mirë në kalendarin e investitorëve globalë pasi rezultati i tij ka fuqinë për të formësuar......

Çmimet e mallrave dhe shërbimeve në Gjermani sapo shënuan një rënie!
Shifrat e fundit paraprake, të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë (Destatis), treguan të mërkurën se çmimet mujore të konsumit ranë më......