Shifra rekord gjatë fundjavës së Falenderimeve - Konsumatorët amerikanë shpenzuan “online” rreth $38 mld USD

Uljet drastike në gjithçka, nga produktet e bukurisë dhe lodrat tek pajisjet elektronike gjatë fundjavës së Falënderimeve, i joshën blerësit amerikanë që të shpenzojnë rreth 38 miliardë dollarë në internet, duke sinjalizuar një sezon të fortë blerjesh gjatë festave, edhe pse pasiguria ekonomike po mbizotëron.
Shpenzimet e konsumatorëve amerikanë në internet u rritën me 7.8% gjatë pesë ditëve, nga Dita e Falënderimeve deri në të Hënën Kibernetike, sipas të dhënave të Adobe Analytics, duke tejkaluar pritshmëritë fillestare për një rritje prej 5.4%. Përpara fillimit të sezonit të blerjeve, vlerësuesit e industrisë, duke përfshirë Deloitte dhe shitësit me pakicë si Ëalmart dhe Macy's paralajmëruan për shpenzime të kujdesshme nga ana e konsumatorëve për shkak të buxheteve të kufizuara si pasojë e inflacionit të lartë.
Më shumë se 200 milionë konsumatorë bënë blerje si në dyqan ashtu edhe në internet gjatë fundjavës së Falenderimeve, njoftoi të martën Federata Kombëtare e Shitjeve me Pakicë, duke përfaqësuar një rritje gati 2% krahasuar me vitin e kaluar dhe duke tejkaluar vlerësimet e shoqatës prej 182 milionë. Analistët shprehen se individët janë bërë më të vetëdijshëm për çmimet këtë sezon.
Megjithatë, rreth gjysma e amerikanëve nuk i shfrytëzuan uljet për të bërë blerje dhe për këtë arsye Federata Kombëtare e Shitjeve me Pakicë i qëndroi parashikimit të saj për rritje 3%-4% të shitjeve me pakicë gjatë sezonit të plotë të festave nëntor-dhjetor, duke thënë se blerësit do të vazhdojnë të kërkojnë ulje më të mëdha. Mesatarisht, konsumatorët shpenzuan 321 dollarë për blerjet e lidhura me pushimet e fundjavës së Falenderimeve, duke përfshirë lodrat, pajisjet elektronike dhe kartat e dhuratave, krahasuar me 325 dollarë vitin e kaluar.
“Mendoj se po shohim një bast nga konsumatorët se do të ketë ende ulje deri në festat e fundvitit, ka optimizëm për festat, është thjesht një model shpenzimi i ndryshëm nga ai që jemi mësuar deri tani”, deklaroi Dave Peacock, CEO i Advantage Solutions, një firmë këshilluese që punon me shitës me pakicë, duke përfshirë Walmart.
Zbritjet e mëdha deri në 31% për pajisjet elektronike dhe 27% për lodrat, por edhe lehtësitë për të bërë blerje të minutës së fundit nga shtëpia, i kanë dhënë shitjeve “online” një avantazh ndaj blerjeve në dyqane. Blerësit online u rritën me 3.1% në 134.2 milionë gjatë fundjavës së Falënderimeve, duke kompensuar një rënie të lehtë të numrit të klientëve që vizituan dyqanet.
Gjatë këtyre uljeve, dyqanet u vizituan nga rreth 121.4 milionë blerës, nga 122.7 milionë në vitin 2022. Referuar Salesforce, e cila nxjerr të dhëna mbi trafikun në internet dhe shpenzimet që rrjedhin përmes shërbimit të saj të tregtisë elektronike Commerce Cloud, blerësit amerikanë shpenzuan në total rreth 70.8 miliardë dollarë, gjatë fundjavës së Falënderimeve, që përfaqëson një rritje prej 4.1% krahasuar me vitin 2022.
Në përpjekje për të manaxhuar buxhetet e tyre të Krishtlindjeve, blerësit po mbështeten gjithashtu te shërbimet “Bli Tani, Paguaj Më vonë” të Klarna apo Affirm, për të shmangur tarifat dhe interesat shtesë që vijnë nga pagesat me kartë krediti. Blerje rekord në rreth 940 milionë dollarë u bënë përmes kësaj metode vetëm të Hënën Kibernetike, duke u rritur me 42.5% nga viti i kaluar dhe duke tejkaluar vlerësimet e Adobe për një rritje prej 18.8%.
Kompania e pagesave, Block vuri në dukje se transaksionet nëpërmjet metodës “Bli Tani, Paguaj Më vonë”, përmes Afterpay u rritën me 19% gjatë fundjavës. Edhe Klarna deklaroi se njohu një rritje prej 29% të blerjeve, gjatë së Premtes së Zezë. Ndërkohë, vetën në të Hënën Kibernetike, shitjet arritën një rekord prej 12.4 miliardë dollarë, duke tejkaluar parashikimet e Adobe për 12 miliardë dollarë.
Lidion Kulla /SCAN
Sondazh

Ja pse investitorët globalë do të ndjekin me vemendje takimin e OPEC+!
I caktuar për të enjten më 30 nëntor, ky takim do të shënohet mirë në kalendarin e investitorëve globalë pasi rezultati i tij ka fuqinë për të formësuar......

Çmimet e mallrave dhe shërbimeve në Gjermani sapo shënuan një rënie!
Shifrat e fundit paraprake, të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë (Destatis), treguan të mërkurën se çmimet mujore të konsumit ranë më......

Sa i “kthen” buxhetit rritja e pagave të administratës? - Tatimi mbi të ardhurat personale arrin nivelin rekord të 10 viteve
Rritja e pagave në sektorin publik e cila u bë efektive gjatë këtij viti, përpos rritjes së të ardhurave mujore për të punësuarit, ka sjellë më shumë......

Pensionet, minatorët kërkojnë ndryshimin e statusit - Nikollaj: Shtesa 1% të aplikohet kur dalin në pension. Problem, derdhja e kontributeve
Minatorët kërkojnë që shtesa 1 për qind të aplikohet në momentin e daljes në pension dhe jo kur të mbushin moshën për pension pleqërie sikundër edhe......

Fatura e dritave në familje, gati 75% për 3 elektroshtëpiake - Konsumi më i lartë nga kondicioneri, boileri dhe sobat. ERE: Të zgjidhen pajisje eficiente
Teksa çdo familje ka nevojë për energji elektrike për pajisjet elektroshtëpiake, të dhënat tregojnë se gati 75% të konsumit vjetor e zë përdorimi i......

2023, për herë të parë mbi 1.4 milionë karta bankare - Megjithatë, dominohen nga kartat e debitit, që përdoren për tërheqjen e rrogës
Për herë të parë, numri i kartave bankare në vend ka kaluar shifrën 1.4 milionë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të tremujorit të tretë të......

Përllogaritja/ Sa do të kushtojë menuja e Vitit të Ri në restorante? - Dervishi: Kanë nisur prenotimet e para, presim fluks emigrantësh
Çdo vit e më shumë, tendenca e shqiptarëve është që festat e fundvitit ti kalojnë në restorante pavarësish inflacionit i cili përkthehet në kosto më të......

Termocentrali që thith CO2 nga ajri dhe e ‘mbyll’ atë në asfalt!
Pastrimi i atmosferës me sisteme të afta për të ulur në mënyrë drastike nivelet e CO2 duke vepruar drejtpërdrejt në ajrin e ndotur, duke thithur dioksidin e......