2023, për herë të parë mbi 1.4 milionë karta bankare - Megjithatë, dominohen nga kartat e debitit, që përdoren për tërheqjen e rrogës

Për herë të parë, numri i kartave bankare në vend ka kaluar shifrën 1.4 milionë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të tremujorit të tretë të vitit, rezultojnë në total 1,418,049 karta të emetuara nga bankat që operojnë në Shqipëri, nga 1,399,807 që rezultonin në mesin e vitit. Megjithatë, bie në sy se ato vijojnë të dominohen nga kartat e debitit, të cilat më së shumti përdoren për tërheqjen e pagave.
Në total numërohen 1,229,475 karta debiti, dhe vetëm 118,338 krediti. Edhe pse kanë shënuar një rritje të lehtë tremujorin e fundit numri i tyre mbetet ende në nivele minimale. Kartat e kreditit, në ndryshim nga ato të debitit, na mundësojnë të bëjmë blerje nga POS dhe interneti apo të tërheqim cash nga ATM/POS, brenda një kufiri të paracaktuar, pa pasur fonde në llogarinë tonë, por duke përdorur fondet që banka na ka vënë në dispozicion.
Rritje të lehtë ka shënuar këtë tremujor edhe numri i Kartave me funksion paraje elektronike, të cilat përdoren kryesisht për shlyerjen e faturave apo gjobave të ndryshme.
Megjithë rritjen përtej kuotës 1.4 milionë, përdorimi i kartave në vend vlerësohet në nivele të ulëta shkak për të cilin së shpejti do të hidhen në treg kartat bazike bankare. Muajt e fundit është miratuar edhe ligji që krijon lehtësira për kategori konsumatorësh të cilët e kanë të vështirë apo të pamundur hapjen dhe mbajtjen e një llogarie pagesash (rrjedhëse) në banka, për shkak të kostove që ajo mbart.
Paisja e tyre me kartë do të bëhet pa kosto ose me kosto të përballueshme prej tyre, duke garantuar dhe mundësuar të drejtën e çdo konsumatori, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit, historikut të aftësisë paguese, për të patur akses në shërbimet bazë të llogarisë së pagesës.
Ligji i ri krijon kushtet për mosdiskriminimin e konsumatorëve për hapjen e një llogarie pagese me shërbime bazike, por nga ana tjetër detyron edhe bankat për celjen e tyre.
Lorenc Rabeta/SCAN

Përllogaritja/ Sa do të kushtojë menuja e Vitit të Ri në restorante? - Dervishi: Kanë nisur prenotimet e para, presim fluks emigrantësh
Çdo vit e më shumë, tendenca e shqiptarëve është që festat e fundvitit ti kalojnë në restorante pavarësish inflacionit i cili përkthehet në kosto më të......

Termocentrali që thith CO2 nga ajri dhe e ‘mbyll’ atë në asfalt!
Pastrimi i atmosferës me sisteme të afta për të ulur në mënyrë drastike nivelet e CO2 duke vepruar drejtpërdrejt në ajrin e ndotur, duke thithur dioksidin e......

Interesat e kredive në euro, drejt barazimit me ato në lekë - Huaja e re për bizneset u rrit mbi 6.4%. Huaja hipotekore mbi 5.3% pranë fundvitit
Ndërsa interesat e kredive në monedhën e përbashkët evropiane kanë qenë tipikisht më të ulëta, diferenca me tyre dhe huave në lekë është ngushtuar ndjeshëm me......

OECD: Ekonomia globale po ngadalësohet dhe eurozona po mbetet prapa!
Rritja më e fortë se sa pritej e PBB-së në vitin 2023 do të ngadalësohet pasi kushtet më të shtrënguara financiare, rritja e dobët e tregtisë dhe besimi më i......

Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor – Dobësohet sërish Dollari ndërsa Paundi fiton pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes pas rikuperimit të ditës së djeshme duke u blerë sot me 93.3 lekë dhe duke u shitur me 94.5 lekë......

Reshje të dendura shiu dhe rënie gurësh në disa akse rrugore – ARRSH: Janë marrë masat e nevojshme për qarkullimin e mjeteve
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në:......

Cristiano Ronaldo kërkon staf për hotelin e tij - Për kategori të ndryshme pagat arrijnë deri në 33.000 euro në vit
Krahas të qenit mbreti i futbollit, Cristiano Ronaldo dëshiron të arrijë majat edhe me bizneset e tij. Nëse jeni duke kërkuar për punën tuaj të radhës, mund......

Kaosi i plotë kërcënon botën, miliarda njerëz në rrezik - Reduktimi i sasisë së reshjeve të dëborës alarmon ekspertët
Sasitë e reshjeve të dëborës janë në rënie në mbarë botën pasi temperaturat rriten për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas analizave dhe hartave të reja nga......