Cristiano Ronaldo kërkon staf për hotelin e tij - Për kategori të ndryshme pagat arrijnë deri në 33.000 euro në vit

Krahas të qenit mbreti i futbollit, Cristiano Ronaldo dëshiron të arrijë majat edhe me bizneset e tij. Nëse jeni duke kërkuar për punën tuaj të radhës, mund t'ju interesojë reklama e mëposhtme. Hotel Pestana CR7 kërkon katër punonjës dhe u ofron kontratë të përhershme dhe 50 ditë pushime në vit.
Hoteli ndodhet në Gran Via të Madridit dhe është në pronësi të Cristiano Ronaldo. Përveçse “mbret” i futbollit, ai dëshiron të arrijë majat edhe me bizneset e tij. Ylli portugez ka përfunduar së fundmi blerjen e një grupi botues për 56.8 milionë euro. Sulmuesi i Al Nasr ka dhënë tashmë udhëzimet e tij të para, ndër të cilat ofron një pagesë shtesë për punonjësit e kompanisë në formën e një çeku për 1250 euro. Tani ai po kërkon staf për hotelin e tij luksoz.
Punët e ofruara nga hoteli Pestana CR7 përfshijnë recepsionin, shërbimin ndaj klientit, kuzhinierin dhe pozicionet e teknikut të mirëmbajtjes. Meqenëse hoteli mirëpret turistë nga e gjithë bota, aplikantët duhet të kenë një nivel të lartë të gjuhës angleze.
Pagat që ofron Cristiano janë të ndryshme dhe variojnë në varësi të pozicionit. Për shembull, paga më e ulët është 25,000 euro në vit, që është afërsisht 2,000 euro në muaj, ndërsa më e larta është 33,000 euro, ose 2,750 euro në muaj.
Hoteli ofron edhe përfitime shtesë për të interesuarit, si sigurim mjekësor privat, ndërsa punonjësit do të mund të përfitojnë shërbimet e hotelit pa pagesë. Shpallja është publikuar në faqen e internetit turijobs.com.
Katër pozicionet e hapura janë si më poshtë dhe janë të gjitha me kohë të plotë:
Tekniku i mirëmbajtjes: Kjo është një kontratë e përkohshme zëvendësimi. Pozicioni kërkon më shumë se dy vjet përvojë dhe paga që do të merrni do të jetë rreth 25,000 euro në vit.
Pritja dhe shërbimi ndaj klientit: Kërkohet një minimum prej dy deri në tre vjet përvojë të provuar. Paga juaj do të jetë rreth 28,000 Euro dhe kandidatët duhet të flasin rrjedhshëm gjuhën angleze.
Koordinatori i ekipit: Kandidati duhet të ketë një diplomë universitare në turizëm, me të paktën tre vjet përvojë dhe një nivel të lartë të gjuhës angleze. Paga e tij do të ishte rreth 33 mijë euro.
Kuzhinier: Kërkohet trajnim profesional dhe të paktën dy vjet përvojë me pagë 25,000 euro në vit.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Kaosi i plotë kërcënon botën, miliarda njerëz në rrezik - Reduktimi i sasisë së reshjeve të dëborës alarmon ekspertët
Sasitë e reshjeve të dëborës janë në rënie në mbarë botën pasi temperaturat rriten për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas analizave dhe hartave të reja nga......

Dyfishohet çmimi i biletave të metrosë në Paris - Për Lojërat Olimpike 2024 përjashtohen vetëm banorët me abone
Çmimet e biletave të metrosë së Parisit pothuajse do të dyfishohen gjatë Lojërave Olimpike 2024. Nga kjo rritje do të ‘shpëtojnë’ vetëm kryeqytetasit me......

Tregu i punës, në funksion të meshkujve - Hendeku gjinor në vend, diferencë e lartë mes punësimit të dy gjinive
Në vitin 2022, hendeku gjinor i punësimit në Shqipëri llogaritet në 12.4 pikë përqindje dhe sipas të dhënave të ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’ ky......

Profecitë e frikshme të Nostradamus për vitin 2024 - Nga konfliktet e luftës në Azi, tek përmbytjet dhe cunami
Çdo vit në këtë periudhë publikohen profecitë e Nostradamusit. Michel de Nostradamus, ose thjesht Nostradamus, ishte një figurë e diskutueshme e shekullit të......

“Më shumë seriozitet për ndryshimet klimatike” - Kreu i FMN, Georgieva: E vetmja mënyrë për menaxhimin e ngrohjes globale
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka bërë apel për më shumë seriozitet në qasjen ndaj situatës aktuale klimatike përpara fillimit të bisedimeve për klimën......

Fluturimi i parë transantlantik me karburant ekologjik - Objektivat e kompanisë dhe skepticizmi i ambientalistëve
Fluturimi i parë transatlantik i fuqizuar nga karburantet ekologjike është tashmë një fakt. Një avion pasagjerësh Virgin Atlantic fluturoi nga Londra në Nju......

Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të gjësë së gjallë / Marrëveshje Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut në ditën e Pavarësisë
Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eliminuar sëmundjet e transmetueshme, por nga ana tjetër tregu i lirë i punës për......

Nafta ngjitet sërish në mbi 80 USD - OPEC+, drejt konsensusit me vendet afrikane mbi kuotat e prodhimit
Çmimet e naftës i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, me Brentin e Londrës që është ngjitur sërish në mbi 80 dollarë për fuçi, për shkak të......