Kaosi i plotë kërcënon botën, miliarda njerëz në rrezik - Reduktimi i sasisë së reshjeve të dëborës alarmon ekspertët

Sasitë e reshjeve të dëborës janë në rënie në mbarë botën pasi temperaturat rriten për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas analizave dhe hartave të reja nga klimatologët e Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës.
Mungesa e dëborës nuk është aq e padëmshme dhe nuk do të thotë vetëm se do të ketë më pak punë me lopatat gjatë dimrit. Mund të çojë në rritjen e ngrohjes dhe të prishë disponueshmërinë e ushqimit dhe ujit të pijshëm për miliarda njerëz.
Shkencëtarët e klimës thonë se e ardhmja e reshjeve të dëborës është mjaft e qartë: një botë më e ngrohtë do të thotë që uji i akumuluar në atmosferë do të bjerë në Tokë si shi dhe jo borë. Është e mundur që në të ardhmen e afërt ndryshimet klimatike të shkaktojnë stuhi dimërore më ekstreme dhe disa vite me rritje të reshjeve të borës, por me rritjen e temperaturës globale do të ketë më pak vite të tilla.
Përfundimisht ligjet e termodinamikës nënkuptojnë se gjithnjë e më shumë nga ajo borë do të kthehet në shi. Dëbora gjithashtu nuk do të bjerë më në një mënyrë lineare. Në vend të kësaj, ka një pikë kthese, që do të thotë se kur arrihet një prag i caktuar i temperaturës, mund të presim që humbja e borës të rritet. Kjo do të thotë që shumë vende nuk do të përjetojnë rënie masive të reshjeve të dëborës. Tashmë ka pasur një rënie prej 2.7 % të reshjeve vjetore globale të dëborës që nga viti 1973. Tendenca e rënies është veçanërisht e dukshme në gjerësinë e mesme të Hemisferës Veriore, zona në veri të tropikëve dhe në jug të Arktikut, ku jeton pjesa më e madhe e popullsisë së botës.
Më pak reshje bore do të thotë gjithashtu më pak borë që grumbullohet. Kjo është thelbësore për furnizimin me ujë sepse vepron si një rezervuar natyror, duke e ruajtur ujin si borë gjatë periudhave me shi dhe më pas duke e lëshuar në formën e borës së shkrirë kur uji është më i vështirë për t'u arritur. Kërcënimi për furnizimin me ujë nga rënia e reshjeve të borës është më i theksuar në zonat që i nënshtrohen cikleve më ekstreme të ngritjeve dhe uljeve të reshjeve, siç është klima mesdhetare e Kalifornisë.
Perëndimi i thatë i SHBA-së merr më shumë se 50% të ujit nga grumbullimi i borës, zbuloi një studim i vitit 2017. Ky studim parashikon se nivelet e borës në Perëndim do të vazhdojnë të bien me më shumë se një të tretën deri në vitin 2100 nën ngrohjen globale. Në vitin 2015, Mankin kreu një studim që tregon se dy miliardë njerëz që e marrin ujin nga shkrirja e borës janë në rrezik të madh për një reduktim të sasisë së borës deri në 67 %.
Këto përfshijnë pjesë të Azisë Jugore, të cilat mbështeten në shkrirjen e borës Himalajet; Mesdheu, duke përfshirë Spanjën, Italinë dhe Greqinë; dhe pjesë të Afrikës së Veriut si Maroku.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Dyfishohet çmimi i biletave të metrosë në Paris - Për Lojërat Olimpike 2024 përjashtohen vetëm banorët me abone
Çmimet e biletave të metrosë së Parisit pothuajse do të dyfishohen gjatë Lojërave Olimpike 2024. Nga kjo rritje do të ‘shpëtojnë’ vetëm kryeqytetasit me......

Tregu i punës, në funksion të meshkujve - Hendeku gjinor në vend, diferencë e lartë mes punësimit të dy gjinive
Në vitin 2022, hendeku gjinor i punësimit në Shqipëri llogaritet në 12.4 pikë përqindje dhe sipas të dhënave të ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’ ky......

Profecitë e frikshme të Nostradamus për vitin 2024 - Nga konfliktet e luftës në Azi, tek përmbytjet dhe cunami
Çdo vit në këtë periudhë publikohen profecitë e Nostradamusit. Michel de Nostradamus, ose thjesht Nostradamus, ishte një figurë e diskutueshme e shekullit të......

“Më shumë seriozitet për ndryshimet klimatike” - Kreu i FMN, Georgieva: E vetmja mënyrë për menaxhimin e ngrohjes globale
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka bërë apel për më shumë seriozitet në qasjen ndaj situatës aktuale klimatike përpara fillimit të bisedimeve për klimën......

Fluturimi i parë transantlantik me karburant ekologjik - Objektivat e kompanisë dhe skepticizmi i ambientalistëve
Fluturimi i parë transatlantik i fuqizuar nga karburantet ekologjike është tashmë një fakt. Një avion pasagjerësh Virgin Atlantic fluturoi nga Londra në Nju......

Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të gjësë së gjallë / Marrëveshje Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut në ditën e Pavarësisë
Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eliminuar sëmundjet e transmetueshme, por nga ana tjetër tregu i lirë i punës për......

Nafta ngjitet sërish në mbi 80 USD - OPEC+, drejt konsensusit me vendet afrikane mbi kuotat e prodhimit
Çmimet e naftës i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, me Brentin e Londrës që është ngjitur sërish në mbi 80 dollarë për fuçi, për shkak të......

Dollari, në nivelin më të ulët në 3 muaj - Investitorët po presin inflacionin në SHBA dhe në Eurozonë
Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të ulët në 3 muajt e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, ndërsa investitorët po presin të......