Shqipëria Postuar më 20 Tetor 2025, 12:03

“Vetëm 6.2% e bordeve në Shqipëri përbëhen nga gra” - Gonzato: Korporatat duhet të kenë kuota gjinore. Ato diverse raportojnë fitime më të larta

Nga Ledina Elezi

“Vetëm 6.2% e bordeve në Shqipëri përbëhen nga

Vetëm 6.2% e bordeve në Shqipëri përbëhen nga gratë, nivel shumë më i ulët se ajo e bordeve të korporatave të tjera në Evropë dhe botë.

Kështu është shprehur Drejtorja Ekzekutive e Women in Boards Albania gjatë Konferencës Vjetore të kësaj të fundit, e cila theksoi ndër të tjera se Shqipëria 2030 është ajo ku gratë dhe burrat kanë mundësi të barabarta për të drejtuar, ndërtuar karrierë dhe ndikuar në vendimmarrje, qoftë në biznese apo shoqëri.

“Në nivel global, gratë përbëjnë afërsisht 30% të korporatave financare. Evropa 40%. Vetëm 6.2% të bordeve të 10 korporatave më të mëdha të vendit apo kompanive përbëhen nga gratë. Bordet që kanë në përbërje gra, kanë fitime më të larta se ato me përqindje më të ulët. Pse na duhen këto borde digjilente? Sepse e ardhmja ekonomike e Shqipërisë varet nga bordet. Ne nuk duhet të lejojmë që gjysma e popullsisë sonë të talentuar, të përjashtohet. Shqipëria 2030 do të jetë ajo ku burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta për të qeverisur”, tha ajo.

Sipas Ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, korporatat financiare duhet të kenë kuota gjinore. Barazia gjinore është parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE dhe rritja e pranisë së grave në borde është thelbësore tha ai.

“Hapi i parë për t'u siguruar që gratë dëgjohen, është që ata të përfaqësohen në pjesë të ndryshme të shoqërisë. Vendosja e kuotave gjinore në qeverisjen korporative është kyçe. Për t'i shërbyer kompanisë si anëtare bordi, duhet që të ngrihet zëri dhe të përkrahen edhe gra të tjera. Kuotat e barazisë gjinore do të sjellin mjedise korporative më të barabarta dhe gjithëpërfshirëse, e kjo do të sjellë kompani më të forta. Kompanitë ku gratë janë pjesë e bordeve, kanë një performancë financiare më të mirë. Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në drejtim të fuqizimit ekonomik dhe politik të grave, por strategjitë nuk mjaftojnë”, theksoi Ambasadori.

E pranishme ishte edhe Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Entela Ramosaçaj, e cila tha se Shqipëria po modernizon sistemin shëndetësor, jo vetëm në infrastrukturë, por duke përfshirë më shumë gra në bordet e spitaleve rajonale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat