Bilanci i FSHU, 306 mln lekë fitim - Rezultat pozitiv për 8-mujorin, ndikim rritja e konsumit të energjisë dhe efikasiteti operativ
Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group e ka mbyllur periudhën janar–gusht 2025 me performancë financiare pozitive, duke tejkaluar planin vjetor. Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat e realizuara gjatë 8-mujorit arritën në rreth 43.1 mld lekë apo 7% më shumë se plani, ndërsa fitimi rezultoi në 306 mln lekë apo katër herë më i lartë se parashikimi fillestar prej 70 mln lekësh.
Të ardhurat nga shitja e energjisë për periudhën u rritën në 42.2 miliardë lekë, ose 108% më shumë se plani, një rritje që lidhet kryesisht me konsumin më të lartë nga konsumatorët. Ndërkohë, të ardhurat nga kamatvonesat kanë pësuar rënie në raport me planin, çka sugjeron rritje të pagesave të faturave brenda afatit të përcaktuar.
Ndërkaq, shpenzimet totale për tetëmujorin arritën në 42.8 mld lekë, ose 107% të planit, me rritje të kufizuar në raport me të ardhurat. Nga këto, shpenzimet për blerjen e energjisë ishin 11.2 mld lekë, ndërsa tarifat e shpërndarjes dhe transmetimit regjistruan përkatësisht 24 mld lekë dhe 4.2 mld lekë.
FSHU sqaron se kostot e blerjes së energjisë, transmetimit dhe shpërndarjes mbeten të pandryshueshme, pasi çmimet dhe tarifat janë të kontraktuara dhe konstante. Si rrjedhojë, çdo ndryshim në rezultatet financiare lidhet drejtpërdrejt me rritjen e sasisë së konsumit dhe përmirësimin e efikasitetit operativ.

“Vetëm 6.2% e bordeve në Shqipëri përbëhen nga gra” - Gonzato: Korporatat duhet të kenë kuota gjinore. Ato diverse raportojnë fitime më të larta
Vetëm 6.2% e bordeve në Shqipëri përbëhen nga gratë, nivel shumë më i ulët se ajo e bordeve të korporatave të tjera në Evropë dhe botë. Kështu është......

Malazezët “tundohen” nga interesat e ulëta - Kreditë personale janë rritur me mbi 20% gjatë vitit të fundit
Qytetarët e Malit të Zi po marrin më shumë kredi se kurrë më parë. Vetëm gjatë vitit të fundit, totali i kredive personale është rritur me mbi 20%. Sipas......

“Ekonomia globale ende nuk e ndien dhimbjen e tarifave” - Kreu i BQE: Vetëm çështje kohe, para se barra t’i kalojë konsumatorit
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Christine Lagarde, deklaroi se ekonomia globale “ende nuk e ndien dhimbjen e tarifave doganore” të vendosura......

Vlora dhe Durrësi, me qiratë më të ulëta në Europë/ Por, regjistruan rritje gjatë 2024-ës për shkak të turizmit
Sipas raportit më të fundit të Indeksit të Pronave 2025 nga Deloitte, qytetet e Vlorës dhe Durrësit janë renditur ndër më të përballueshmet për qiramarrësit......

Qeveria britanike premton 400,000 vende të reja pune - Synon të zgjerojë sektorin e energjisë së pastër deri në vitin 2030
Britania e Madhe ka shpallur plane për të trajnuar dhe punësuar më shumë punëtorë në sektorin e energjisë së pastër. Qeveria ka premtuar krijimin e 400,000......

Cilat vende ofrojnë makinat më të shtrenjta? - Çmimet e automjeteve në Evropë. Kryeson Turqia
Krahasimi i çmimeve të makinave në të gjithë Evropën është një sfidë komplekse. Indeksi i nivelit të çmimeve për “pajisjet e transportit personal”, i......

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit - 16 kompani nga Evropa dhe Azia, në garë për projektin 368 mln euro
16 kompani nga Evropa dhe Azia kanë shprehur interes për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. TV SCAN ka mësuar se faza e parë e......

Gratë dhe fëmijët, të ekspozuar ndaj pasigurive ekonomike/ Pavarësisht rënies së varfërisë, pabarazitë gjinore dhe sociale vazhdojnë
Të dhënat më të fundit nga Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës tregojnë se rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri ka vijuar të ulet, duke arritur......