Shqipëria Postuar më 28 Nëntor 2023, 16:10

Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të gjësë së gjallë / Marrëveshje Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut në ditën e Pavarësisë

Nga SCAN TV
Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të gjësë

Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eliminuar sëmundjet e transmetueshme, por nga ana tjetër tregu i lirë i punës për mjekët veterinare në vendet ndërkufitare ka qenë qëllimi i takimit midis dhomave te veterinarisë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë se Veriut në ditën e 111 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Ky takim u zhvillua ne kuadër te intensifikimit te marrëdhënieve midis  dhomave dhe  forcimi rajonal kundrejt kërkesave dhe standardeve te tregut dhe Bashkimit europian . Ky takim zhvillohet për rritjen e standardeve te Mjekeve Veterinar , trajnimit te vazhduar dhe tregut te lire te punës midis shteteve, kjo e gjitha e përkthyer ne shëndet te  konsumatorit.

Me Republikën e Maqedonisë së Veriut kjo marrëveshje rinovohet ndërsa për Republikën e Kosovës kryhet për herë të parë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Arsim Ademi kryetari dhomës se Kosovës, Tomislav Nikolovski Drejtori ekzekutiv i  dhomës Maqedonise se Veriut si dhe Ervin Resuli Presidenti Urdhrit te Mjekut Veterinar Shqiptar.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat