Ari, i qëndrueshëm pranë 2015 USD - Tregtohet në nivelin më të lartë në gjashtë muajt e fundit

Ari po tregtohet i qëndrueshëm pranë nivelit më të lartë në 6 muajt e fundit, edhe në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se Rezerva Federale në SHBA mund t;i ketë dhënë fund ciklit të shtrëngimit të politikave monetare. Metali i çmuar po tregtohet në rreth 2015 dollarë për onz, niveli më i lartë që nga 16 maji.
Ulja e yield-it të obligacioneve në SHBA dhe parashikimet se FED do të ulë interesat më herët se vlerësimet kanë bërë që ari të shkëlqejë në tregje. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në nivelin më të ulët që nga gushti, duke e bërë arin më pak të shtrenjtë për zotëruesit e monedhave të tjera.
Të dhënat e fundit në SHBA kanë treguar shenja të ngadalësimit të inflacionit dhe kanë rritur pritshmëritë se banka qendrore mund të fillojë të lehtësojë kushtet monetare më shpejt se sa pritej. Të enjten do të publikohen edhe të dhënat mbi Shpenzimet e Konsumit Personal, që është një matës i preferuar i inflacionit nga Rezerva Federale.
Normat më të ulëta të interesit reduktojnë koston oportune të mbajtjes së arit, i cili nuk jep interes. Investitorët po presin edhe të dhënat e rishikuara mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto në SHBA, për tremujorin e tretë të vitit. Ndër metalet e tjera, ari po tregtohet në rreth 24.5 dollarë për onz, ndërsa platini po tregtohet në rreth 915 dollarë për onz.
SCAN
Sondazh

Rriten kriptot, bitcoin sërish në mbi $37,000 - Sot shënohet 11-vjetori i përgjysmimit të parë të BTC
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që është ngjitur sërish në mbi 37,000 dollarë. Pjesërisht tregu është......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Por, pritet të realizojnë muajin më të mirë që nga janari
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi besimi i investitorëve vijon të jetë i dobët, gjatë javës së fundit të tregtisë për nëntorin.......

Spanja është gati të nënshkruajë një marrëveshje me Britaninë për Gjibraltarin!
Spanja është gati të nënshkruajë një marrëveshje për statusin pas Brexit të Gjibraltarit që të mërkurën, tha ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares,......

Greqia do të shlyejë më shumë kredi shpëtimi të zonës euro përpara afatit!
Greqia muajin e ardhshëm do të shlyejë përpara afatit 5.3 miliardë euro (5.8 miliardë dollarë) kredi që u detyrohet vendeve të zonës së euros sipas paketës së......

Ndalimi i nxitjeve të investimeve me pakicë të BE-së në rrezik!
Brukseli dëshiron që më shumë europianë të blejnë aksione, por planet e tyre për ta bërë këtë mund të jenë dështues duke pasur parasysh skepticizmin nga......

Certifikimi i produkteve tradicionale, 40 në proces - Anëtari i Komisionit të Vlerësimit, Kikino: Elementet që duhet të plotësohen
Që një produkt tradicional shqiptar të certifikohet duhet të kalojë nëpër disa faza dhe procese, për të cilat mund të duhen edhe vite. Por, pajisja me këtë......

Bizneset, ankesa për tenderët - Mbi 97% janë për procedura mbi kufirin e lartë monetar
Tenderët mbi kufirin e lartë monetar regjistrojnë ankesat më të shpeshta nga operatorët ekonomikë pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Sipas të dhënave nga......

Efekti “club” brenda rrjetit, hiqet kufizimi i mosdiskriminimit - U vendos në vitin 2014 për të shmangur tarifat e larta për thirrjet nga jashtë rrjeteve
AKEP po planifikon heqjen e kufizimit të tarifave mës operatorëve celularë për thirrjet që pranohen prej abonentëve të kompanive të tjera. Në një analizë që i......