Bizneset, ankesa për tenderët - Mbi 97% janë për procedura mbi kufirin e lartë monetar
Tenderët mbi kufirin e lartë monetar regjistrojnë ankesat më të shpeshta nga operatorët ekonomikë pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Sipas të dhënave nga ky dikaster, rezulton se gjatë këtij viti janë depozituar 781 ankesa për këto lloj procedurash, apo mbi 97% e totalit prej 803 ankesash të depozituara deri më tani.
Sipas legjislacionit në fuqi këto procedura përfshijnë tenderët mbi 650 mln lekë për kontratat e punëve publike dhe 40 mln lekë për kontratat publike të mallrave dhe shërbimeve. Ndërkaq, nëse do i ndajmë sipas llojit të kontratave ankesat dominohen nga mallrat, me plot 505 ankesa. Pas tyre renditen shërbimet me 221 ankesa dhe punët publike me 55 ankesa.
Ndërkaq, proceduart e prokurimit public dominojnë numrin e ankesave me 791, ndërsa ankimimiet e tjera përfshijnë ankandet, lejet minerare dhe tenderët në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me një total prej 12 ankesash. Sa i takon koncesioneve, gjatë vitit 2023 nuk është depozituar asnjë ankesë.
Kryesisht operatorët ekonomikë kundërshtojnë pranë Komisionit të Porkurimit Publik vendimet e komisioneve të vlerëismit të ofertave, ku zakonisht kërkohet ndryshimi i këtyre vendimeve. Ndërkohë që, pjesën tjetër e zënë ankesat për dokumentet e tenderit, ku shpesh herë entet kontraktore akuzohen për kritere diskriminuese dhe përjashtuese.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Efekti “club” brenda rrjetit, hiqet kufizimi i mosdiskriminimit - U vendos në vitin 2014 për të shmangur tarifat e larta për thirrjet nga jashtë rrjeteve
AKEP po planifikon heqjen e kufizimit të tarifave mës operatorëve celularë për thirrjet që pranohen prej abonentëve të kompanive të tjera. Në një analizë që i......

Tjetër shitje energjie nga KESH - Arkëtohen 2.8 mln euro, të ardhurat nga eksporti arrijnë në 52.3 mln euro
Përveç problemeve të shkaktuara me rrjetin elektrik, apo qarkullimin e automjeteve në disa zona, rreshjet e ditëve të fundit janë pasuar me efekte pozitive për......

Sa para’ marrin bashkitë për rritjen e pagave? - Ndarja sipas njësive, 15 milionë dollarë për vitin 2024
Pjesë e transfertës së pakushtëzuar që jepet nga qeveria qendrore për njësitë e vetëqeverisjes vendore është edhe fondi për rritjen e pagave, e cila do të......

Si u shkëput ekonomikisht Shqipëria nga Perandoria Osmane! Aktet pak të njohura të Ismail Qemalit. Nga mbyllja e 'Ziraat Bankasi' te ndalimi i "Dette Publique Ottoman"
Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Ngritja e flamurit me 28 nëntor 1912 ishte akti kryesor simbolik i ndarjes së Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Por ky akt, do të......

Ceremonia e ngritjes së flamurit në 111 vjetorin e Pavarësisë – Rama dhe Kurti sëbashku në Vlorë!
Shqipëria sot feston 111 vjetorin e krijimit të shtetit të saj sovran dhe të pavarur dhe për këtë arsye si vjet për herë të parë në vendin tonë do të......

Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin – ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale!
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe reshje dëbore në Bogë-Theth,......

Rusia miraton shpenzime rekord për ushtrinë në buxhetin e ri!
Presidenti rus ka miratuar një rritje rekord buxhetore prej rreth 30% për shpenzimet ushtarake në vitin 2024, duke arritur në 36.6 trilion rubla (376.7......

Hapen aplikimet për fondin e fatkeqësive natyrore - 54 milionë dollarë në dispozicion të bashkive për përmbytjet
Njësitë e vetëqeverisjes vendore të cilat kanë nevojë për fonde me qëllim Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore kanë afat për të aplikuar duke......