Sa para’ marrin bashkitë për rritjen e pagave? - Ndarja sipas njësive, 15 milionë dollarë për vitin 2024
Pjesë e transfertës së pakushtëzuar që jepet nga qeveria qendrore për njësitë e vetëqeverisjes vendore është edhe fondi për rritjen e pagave, e cila do të fillojë nga Korriku i vitit të ardhshëm.
Ky fond është projektuar në nivelin e 1.5 miliardë lekëve apo 15 milionë dollarëve për 2024-ën dhe shpërndahet në 61 bashki në bazë të numrit të punonjësve që ka secila. Konkretisht fondin më të lartë e merr Bashkia Tiranë, si bashkia më e madhe dhe numrin më të lartë të popullsisë, i cili arrin në 279 milionë lekë. Më pas renditet Bashkia Kamëz me 52 milionë lekë fond, ndjekur nga Bashkia Elbasan me 50 milionë lekë, dhe më tej renditen Shkodra dhe Vlora.
Ndërsa njësitë e vetëqeverisjes vendore që marrin më pak para për rritjen e pagave janë bashkitë Poliçan, Mat, Konispol, Pukë, Pustec, dhe Libohovë, bashki e cila ka nivelin më të ulët me vetëm 5 milionë lekë.
Bashkitë do të marrin nga buxheti i shtetit gjatë viti 2024 në formën e transefrtës së pakushtëzuar afro 36.5 miliardë lekë.
Në transfertën e pakushtëzuar të parashikuar për vitin e ardhshëm, që rezulton nga përcaktimi ligjor i madhësisë minimale prej 1% të PBB-së ose prej 24,343 miliard lekë, do të shtohet fondi prej 1,500 miliard lekë për kompensimin e pagave dhe fondet prej 10,740 miliard lekë, për financimin e funksioneve të reja të cilat për periudhën 2016-2018, janë financuar nëpërmjet transfertave specifike.
Formula e ndarjes së transfertës së pakushtëzuar përcaktohet në ligjin “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore, sipas së cilës identifikon nevojat për shpenzime të bashkive duke u bazuar tek popullsia relative, dendësia e popullsisë (që reflekton diferencat në koston e ushtrimit të funksioneve ndërmjet bashkive) dhe tek numri faktik i fëmijëve në kopshte dhe nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në çdo bashki.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Si u shkëput ekonomikisht Shqipëria nga Perandoria Osmane! Aktet pak të njohura të Ismail Qemalit. Nga mbyllja e 'Ziraat Bankasi' te ndalimi i "Dette Publique Ottoman"
Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Ngritja e flamurit me 28 nëntor 1912 ishte akti kryesor simbolik i ndarjes së Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Por ky akt, do të......

Ceremonia e ngritjes së flamurit në 111 vjetorin e Pavarësisë – Rama dhe Kurti sëbashku në Vlorë!
Shqipëria sot feston 111 vjetorin e krijimit të shtetit të saj sovran dhe të pavarur dhe për këtë arsye si vjet për herë të parë në vendin tonë do të......

Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin – ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale!
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe reshje dëbore në Bogë-Theth,......

Rusia miraton shpenzime rekord për ushtrinë në buxhetin e ri!
Presidenti rus ka miratuar një rritje rekord buxhetore prej rreth 30% për shpenzimet ushtarake në vitin 2024, duke arritur në 36.6 trilion rubla (376.7......

Hapen aplikimet për fondin e fatkeqësive natyrore - 54 milionë dollarë në dispozicion të bashkive për përmbytjet
Njësitë e vetëqeverisjes vendore të cilat kanë nevojë për fonde me qëllim Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore kanë afat për të aplikuar duke......

Marrëveshja e vizave Francë-SHBA: Çfarë është dhe për kë zbatohet?!
Qytetarët francezë mund të dyfishojnë gjatësinë e vizës së tyre amerikane sipas kësaj marrëveshjeje të re. Qytetarët francezë tani mund të aplikojnë për një......

Cilat janë kriptot e preferuara nga terroristët? - Platfoma “Tron” preferohet nga Hamas dhe Hezbollah
Një platformë kriptosh me rritje të shpejtë i njohur si ‘Tron’ është bërë platforma kryesore për transferimet e kriptove që mbështesin grupe si Hamasi dhe......

Italia merr masa për rritjen e sigurisë energjetike - Fokusi kryesor, prodhimi i energjisë së rinovueshme
Qeveria italiane miratoi një dekret për të rritur sigurinë energjetike dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme, ndërsa parashikon të investojë për këtë qëllim......