Shqipëria Postuar më 28 Nëntor 2023, 11:41

Hapen aplikimet për fondin e fatkeqësive natyrore - 54 milionë dollarë në dispozicion të bashkive për përmbytjet

Nga SCAN TV
Hapen aplikimet për fondin e fatkeqësive natyrore - 54 milionë

Njësitë e vetëqeverisjes vendore të cilat kanë nevojë për fonde me qëllim Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore kanë afat për të aplikuar duke filluar nga ky muaj dhe deri në Janar të vitit të ardhshëm.

Në kushtet kur ka nisur edhe sezoni dimëror i cili shoqëroret me përmbytje të shumta, bashkitë vlerësojnë edhe rrisqet që u kanosen dhe marrin masat e nevojshme. Ky fond i është një mekanizëm financiar që mbështet politikën kombëtare të parandalimit dhe menaxhimit rajonal dhe vendor të fatkeqësive natyrore e të tjera.

Për vitin 2024, Fondi për Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore është pjesë e fondit të akorduar në buxhetin e vitit 2024 në programin “Emergjencat Civile", në Ministrinë e Mbrojtjes dhe arrin në shifrën e afro 5.4 miliardë lekëve apo 54 milionë dollarëve.

Vlerësimi i projekteve sipas njësive të vetëqeverisjes vendore aplikuese bëhet me vendim të Komisionit për Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, i cili kryesohet nga Drejtori Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Komisioni për Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore miraton; specifikimet, rregullat dhe kriteret për financimin e projekteve në infrastrukturë dhe për blerje pajisjesh për Parandalimin dhe  Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore si dhe vlerësimin e projekteve.

Fondi i Parandalimit dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore me përparësi duhet të financojë projektet e investimeve në proces. Pjesa e financimit të projekteve në proces vendoset në listën e investimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, në përputhje me ecurinë e projektit. Ministria e Mbrojtjes mund të kërkojë rialokime midis projekteve të Fondit të Parandalimit dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, sipas procedurave të miratuara për investimet publike.

Projektet e përzgjedhura nga Komisioni për Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dërgohen për miratim pranë Këshillit të Ministrave brenda datës 15 Shkurt të vitit korrent. Këshilli i Ministrave miraton projektet fituese, si dhe autoritetin kontraktor për zbatimin e projekteve sipas njësive të vetëqeverisjes vendore brenda datës 28 Shkurt të vitit korrent.  Fondi i Parandalimit dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore nuk trashëgohet në vitin e ardhshëm, buxhetor.

Elisabeta Dosku/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat