Kosova Postuar më 28 Nëntor 2023, 10:43

Emigrantët dërguan më shumë para’ në Kosovë - Në 10 muaj remitancat regjistruan vlerën rekord prej 1,119 miliardë euro

Nga SCAN TV
Emigrantët dërguan më shumë para’ në Kosovë

Dërgesat e emigrantëve në Kosovë regjistruan një vlerë rekord gjatë 10 muajve të këtij viti. Të dhënat paraprake të publikuara nga Banka Qendrore tregojnë se, remitancat për muajin tetor ishin rreth 110.5 milionë euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes institucioneve financiare jobanka me 60.4%, kanale të tjera 24.2%, ndërsa përmes bankave vetëm 15.4% e dërgesave.

Remitancat deri në fund të tetorit 2023 arritën vlerën rreth 1 miliard e 119 milionë euro, që shënon një rritje prej 10.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Dërgesat e emigrantëve janë një ndër burimet kryesore të jetesës së familjeve në Kosovë, në kushtet kur rritjet e çmimeve të mallrave të konsumit nuk njohin ndalje. Por, gjithsesi, të dhënat e Bankës Qendrore flasin edhe për zgjerim të kreditimit dhe depozitave për 10 muajt e këtij viti.

Kreditë bruto në fund të muajit tetor shënuan rritje për rreth 42.47 milionë euro, duke arritur vlerën totale të 10-mujorit prej 4.83 miliardë euro. Vlera e kredive të reja në muajin tetor ishte 160.6 milionë euro.

Depozitat e klientëve në tetor shënuan rritje për rreth 22.51 milionë euro, duke arritur vlerën 5.87 miliardë euro. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5% të totalit të depozitave, apo rreth 3.9 miliardë euro. Vlera e depozitave të reja në muajin tetor ishte 61.3 milionë euro.

Norma mesatare e interesit të depozitave në muajin tetor ishte 2.37%, kundrejt 2.43% në shtator. Ndërsa, norma e interesit të kredive ishte 6.39%, duke regjistruar rënie nga shtatori kur niveli ishte 6.51%.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 28 Nëntor

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!

Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera këtë mëngjesh ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës teksa është blerë sot me 93.5 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat