Shqipëria Postuar më 27 Nëntor 2023, 15:56

Në prill të 2025-ës nisin fluturimet nga Vlora - Balluku: Punimet për ndërtimin e aeroportit përfundojnë në Dhjetor të 2024-ës

Nga SCAN TV
Në prill të 2025-ës nisin fluturimet nga Vlora - Balluku: Punimet

Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës po ecin me ritme të shpejta  në disa fronte njëkohësisht dhe duket se i gjithë projekti ka marrë formë.

Kryeministri Edi Rama dhe Zv.Kryeministrja, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku, inspektuan punimet, ku u bë me dije se aeroporti parashikohet të përfundojë në fund të 2024-ës, çka i hap rrugë nisjes së fluturimeve në pranverë të 2025-ës.

Zv. Kryeministrja Balluku theksoi gjithashtu se pritet që vitin e parë të operimeve të tejkalohet numri i 1 milionë pasagjerëve vetëm nga Vlora.

Aeroporti i Vlorës do të jenë i treti në vend, pas Tirana International Aeroport dhe atij të Kukësit, dhe pritet të përballojë të gjithë fluksin e turistëve që orientohen drejt jugut si dhe të rrisë konkurrencën në treg.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat