Ari, në nivelin më të lartë në 6 muaj - Ngjitet në rreth 2,015 USD, mbështetet nga dobësimi i dollarit

Ari është ngjitur në nivelin më të lartë në 6 muajt e fundit në sesionin e sotëm, i mbështetur nga dobësimi i dollarit amerikan dhe nga bastet se Rezerva Federale e ka mbyllur ciklin e rritjes së interesave. Gjithashtu, investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen më vonë gjatë kësaj jave.
Kontrata “spot” e arit po tregtohet në rreth 2015 dollarë për onz, niveli më i lartë që nga maji i këtij viti. Analistët shprehen se të dhënat ekonomike që do të publikohen gjatë kësaj jave, si për rritjen ashtu edhe për inflacionin, do të përcaktojnë nëse ari do të tregtohet mbi apo poshtë 2,000 dollarë për onz.
Indeksi i dollarit amerikan po qëndron në rënie 0.1%, kundrejt monedhave kryesore ndërkombëtare, pranë nivelit më të ulët në 2 muaj e gjysmë, të prekur javën e kaluar, duke e bërë arin më pak të shtrenjtë për zotëruesit e monedhave të tjera.
Në fillim të këtij muaji, një tjetër raport tregoi se inflacioni konsumator rezultoi më i dobët se parashikimet e analistëve, duke rritur shpresat se Rezerva Federale mund të fillojë të lehtësojë kushtet monetare.
Tregtarët presin gjerësisht që banka qendrore amerikane të mos i ndryshojë normat e interesit në takimin e dhjetorit, ndërsa shanset për një ulje të tyre në maj të vitit të ardhshëm janë rritur në 60%. Ndër metalet e tjera, argjendi po tregtohet në rreth 24.8 dollarë për onz, ndërsa platini po tregtohet në rreth 945 dollarë për onz.
SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Bitcoin zbret poshtë 37,000 USD - Java pritet të karakterizohet nga luhatje të mëdha
Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, me Bitcoin që ka zbritur poshtë 37,000 dollarëve, por po tregtohet pranë niveleve......

Amerikanët blenë $9.8 mld produkte - Shpenzimet “online” gjatë së “Premtes së Zezë” u rritën me 7.5%
Shpenzimet nëpërmjet “e-commerce” apo tregtisë elektronike në SHBA gjatë së Premtes së Zezë u rritën me 7.5%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur një......

Bursat europiane e nisin javën në rënie - Pritet të publikojnë fitime mujore prej 6%, gjatë nëntorit
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, duke u tërhequr lehtë nga niveli me i lartë që nga 20 shtatori të regjistruar të premten. Indeksi......

Tiranë-Durrës pa toll, 5 kilometrat e para nisin vitin tjetër – Do të kushtojë 20 milion euro
Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës do të nisin që vitin e ardhshëm për 5 kilometrat e para, ndërsa aksi, ndryshe nga projektet e mëparshme, nuk......

Tuneli i Llogarasë, këtë verë pa pagesë - Drejtori i ARRSH zbulon detajet
Ndërtimi i tunelit të Llogarasë po ecën me ritme shumë të mira dhe institucionet presin inaugurimin e tij në kohë për sezonin veror 2024. Drejtori i......

Sa vende të lira pune ka në Shqipëri?- Oferta pune për profesionet elementare dhe të diplomuarit
Një ndër problematikat kryesore që po hasin aktualisht bizneset shqiptare në vend është mungesa e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit të të rinjve drejt......

Me çfarë ngrohen shqiptarët? - Energjia elektrike, në vendin e dytë. Ja ndarja sipas qarqeve
Drutë e zjarrit dhe qymyri janë burimi kryesor i ngrohjes për familjet shqiptare. Të dhënat e fundit të disponueshme nga INSTAT të përpunuara nga SCAN tregojnë......

Ligji i pronave sërish në Kushtetuese? - Gati padia e re, Vorpsi: Kundër skemës, “hileja” që fshihet pas indeksimit
Pronarët nuk pajtohen me ndryshimet e fundit të bëra në ligjin “Për trajtimin e pronave dhe përfundimin e procesit të kompensimit”. Nga studio e emisionit “Box......