Ligji i pronave sërish në Kushtetuese? - Gati padia e re, Vorpsi: Kundër skemës, “hileja” që fshihet pas indeksimit

Pronarët nuk pajtohen me ndryshimet e fundit të bëra në ligjin “Për trajtimin e pronave dhe përfundimin e procesit të kompensimit”. Nga studio e emisionit “Box to Box” kreu i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Myrshit Vorpsi tha se është gati padia e re dhe shumë shpejt do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese.
Por, cilat janë konkretisht pikat apo nenet të cilat kundërshtohen nga pronarët?
Me skemën që ka nisur të aplikohet prej 1 viti tanimë, pronarët që preken nga ndryshimi i zërit kadastral, pra që kanë një pronë e cila në kohën e konfiskimit ka qenë tokë bujqësore, do të marrin jo më shumë se 10 për qind të vlerës që ka prona e tyre sot në treg.
Por ky kufizim, tha Vorpsi ka nisur të aplikohet edhe për familjet që nuk preken nga ndryshimi i zërit kadastral.
Jo vetëm kaq, sipas kreut të shoqatës “Pronësi me Drejtësi” do të kundërshtohet edhe mënyra e indeksimit. Ligji i ri përcakton që vlera e kompensimit të indeksohet nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit deri në publikimin e faturës.
Ndërkohë që sipas edhe rekomandimeve të Strasburgut fatura e pronarëve duhet të indeksohet për çdo vit vonesë bazuar në normën e inflacionit, deri në momentin e ekzekutimit të vendimit, apo tërheqjes së kompensimit.
Ligji “Për trajtimin e pronave dhe përfundimin e procesit të kompensimit” është kundërshtuar disa herë në Gjykatën Kushtetuese nga grupet e interesit. Së fundmi ishte Komuniteti Mysliman i Shqipërisë që paraqiti padi.
Pas pranimit të kërkesës, në fillim të muajit nëntor, Kushtetuesja vendosi të pezullojë zbatimin e ligjit.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Vijon sfida e rindërtimit edhe në 2024-ën - Parashikohen rreth 7 miliardë lekë fonde për tërmetin vitin e ardhshëm
Tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019 shkaktoi humbje të mëdha si në aspektin social ashtu edhe në aspektin ekonomik. Sipas të dhënave nga “Ministria e Financave......

Centrali diellor i Karavastasë, gati për prodhim - Vihen në punë linja e transmetimit, shteti do ia blejë energjinë me çmim preferencial
Parku fotovoltaik në Karavasta është thuajse gati të nisë prodhimin e energjisë elektrike, teksa linja e transmetimit 220 kV Fier – Karavasta tashmë është vënë......

Prani e ulët investitorësh, bonot rriten në 3.41% - Ankandi i fundit i nëntorit reflekton rritjen e normës bazë nga Banka e Shqipërisë
Rritja e fundit e normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë ka nisur të transmetohet te yield-et e bonove të thesarit. Në ankandin e zhvilluar në......

Bonot, të qendrueshme, obligacionet rritje të lehtë - Letrat me vlerë të qeverisë përgjatë gjithë vitit të ankoruara pranë normes bazë të BSH
Rritja e normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë në fillim të këtij muaji ka ndryshuar disi trajektoren e yielde-ve të letrave me vlerë të......

Festat e Nëntorit/ Policia e Shtetit: Gatishmëri e përforcuar deri në 30 nëntor!
Policia e Shtetit njofton se ka kaluar në gatishmëri të përforcuar, nga mbrëmja e datës 25 nëntor deri në 30 nëntor duke ndërmarrë kështu masa të posaçme, në......

Qarkullim pa probleme në akset kombëtare – ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë
Pas reshjeve të shumta të dëborës gjatë fundjavës, problem për qarkullimin mbeten ngricat. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë orëve të natës dhe në......

Sunak përshëndet investimet prej 37 miliardë dollarë përpara samitit të BE-së!
Kryeministri Rishi Sunak njoftoi 29.5 miliardë paund (36.8 miliardë dollarë) investime të sektorit privat në Britani, përpara se të presë drejtuesit globalë në......

Samiti i klimës COP28 vë në qendër të vëmendjes luftën konkrete kundër metanit!
Delegatët në samitin e klimës COP28 të OKB-së të këtij viti janë të shqetësuar për të nxitur axhendën e ndryshimeve klimatike në botë me plane konkrete për......