Jo më policë në rrugë, 200 kilometra me radar dhe matës kohe – Ja akset dhe mënyra e funksionimit

Duke nisur nga viti i ardhshëm, më përfundimin dhe vënien në punë të Qendrës së Monitorimit të Trafikut, akset kryesore rrugore në Shqipëri do të jenë të monitoruara në kohë reale për çdo aksident, kushtet e motit, por edhe shpejtësinë e lëvizjes së çdo automjeti dhe parregullsi të tjera.
Drejtori i ARRSH, Evis Berberi, deklaroi për televizionin SCAN, se cilat do të jenë akset e para që do të vihen nën këtë survejim.
“Janë gjithsej 200 kilometrat e para që do të monitorohen: Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës, Rinas-Vorë, Durrës-Fier dhe Elbasan-Rrogozhinë. Pra bëhet një unazë, Tiranë-Elbasan-Durrës. Çdo vit ne do të shtojmë kilometrat e monitoruara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar”.
Por si do të funksionojë Qendra e Monitorimit të Trafikut?
“Do të kemi radarë. Ne do të heqim policët nga rruga. Nuk do të ketë më policë rrugorë që do të dalin në këto akse. Do të kemi kamera sigurie për policinë e rendit, telefonat e emergjencës, matësit e kohës, radar për motin, peshëmatës. Të gjitha këto do të monitorohen në një godinë. Për një aksident që ndodh në një aks, do të jenë të informuar në kohë rekord të gjitha institucionet e përfshira”, tha Berberi për SCAN.
Kjo nënkupton, se si në Itali, çdo makinë do të identifikohet sipas targës dhe do të llogaritet shpejtësia në bazë të kohës së përshkrimit të aksit rrugor. Dhe gjoba do t’u shkojë automatikisht atyre që thyejnë limitet e shpejtësisë. Ndërsa përmes targave, do të kontrollohen mjetet edhe për siguracionin, kolaudimin dhe parregullsi të tjera.
Angelo Haruni / SCAN
Sondazh

Nafta zbret poshtë 80 USD për fuçi - Investitorët presin takimin e OPEC+ të enjten
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, me Brentin e Londrës që ka zbritur poshtë 80 dollarëve për fuçi, pasi investitorët po......

Dollari, humbjet më të mëdha mujore në 1 vit Rezerva Federale mund të fillojë uljen e interesave në mars të 2024
Dollari amerikan e ka nisur në rënie të lehtë edhe javën e fundit të nëntorit dhe pritet të realizojnë humbjet më të mëdha mujore në thuajse një vit, ndërsa......

Ari, në nivelin më të lartë në 6 muaj - Ngjitet në rreth 2,015 USD, mbështetet nga dobësimi i dollarit
Ari është ngjitur në nivelin më të lartë në 6 muajt e fundit në sesionin e sotëm, i mbështetur nga dobësimi i dollarit amerikan dhe nga bastet se Rezerva......

Bitcoin zbret poshtë 37,000 USD - Java pritet të karakterizohet nga luhatje të mëdha
Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, me Bitcoin që ka zbritur poshtë 37,000 dollarëve, por po tregtohet pranë niveleve......

Amerikanët blenë $9.8 mld produkte - Shpenzimet “online” gjatë së “Premtes së Zezë” u rritën me 7.5%
Shpenzimet nëpërmjet “e-commerce” apo tregtisë elektronike në SHBA gjatë së Premtes së Zezë u rritën me 7.5%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur një......

Bursat europiane e nisin javën në rënie - Pritet të publikojnë fitime mujore prej 6%, gjatë nëntorit
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, duke u tërhequr lehtë nga niveli me i lartë që nga 20 shtatori të regjistruar të premten. Indeksi......

Tiranë-Durrës pa toll, 5 kilometrat e para nisin vitin tjetër – Do të kushtojë 20 milion euro
Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës do të nisin që vitin e ardhshëm për 5 kilometrat e para, ndërsa aksi, ndryshe nga projektet e mëparshme, nuk......

Tuneli i Llogarasë, këtë verë pa pagesë - Drejtori i ARRSH zbulon detajet
Ndërtimi i tunelit të Llogarasë po ecën me ritme shumë të mira dhe institucionet presin inaugurimin e tij në kohë për sezonin veror 2024. Drejtori i......