Nafta zbret poshtë 80 USD për fuçi - Investitorët presin takimin e OPEC+ të enjten

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, me Brentin e Londrës që ka zbritur poshtë 80 dollarëve për fuçi, pasi investitorët po presin takimin e OPEC+ që zhvillohet të enjten. Nafta Brent po tregtohet pranë 80 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi.
Të dyja kontratat u rritën lehtë javën e kaluar, fitimet e para në pesë javët e fundit, mbështetur nga pritshmëritë se Arabia Saudite dhe Rusia mund të rikthejnë shkurtimet vullnetare të furnizimit në fillim të vitit 2024. Analistët parashikojnë se OPEC+ do të diskutojë mundësinë për të vijuar me marrëveshjen për uljen e prodhimit edhe në vitin 2024, për të mos lejuar një rënie të mëtejshme të çmimeve, për shkak të ngadalësimit të kërkesës.
Analistët e ING shprehen se ndjenja e tregut mbetet negative, duke pasur parasysh mosmarrëveshjen brenda OPEC+ mbi kuotat e prodhimit, megjithëse ata presin që Arabia Saudite të vijojë me uljen vullnetare të prodhimin prej 1 milion fuçi në ditë, në vitin e ardhshëm. Eksportet nga vendet e OPEC-ut kanë rënë me 1.3 milionë fuçi në ditë, nën nivelet në prill, thanë në një shënim analistët e Goldman Sachs, në përputhje me objektivat e furnizimit të grupit.
“Ne presim që Arabia Saudite dhe Rusia të vijojnë me uljen vullnetare të prodhimit të paktën edhe në tremujorin e parë të 2024-ës”, shtoi banka. Megjithatë, pavarësisht këtyre pritshmërive, çmimet janë gjendur nën presion për shkak të rritjes së rezervave dhe prodhimit në SHBA.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon një suficit të lehtë në tregjet globale të naftës në vitin 2024, edhe nëse vendet e OPEC+ shtyjnë tkurrjen e prodhimin edhe në vitin e ardhshëm. Çmimet e naftës janë stabilizuar edhe për shkak të uljes së tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme, pas një armëpushimi në Gaza dhe shkëmbimit të pengjeve e të burgosurve me Izraelit dhe Hamasit.
SCAN
Sondazh

Dollari, humbjet më të mëdha mujore në 1 vit Rezerva Federale mund të fillojë uljen e interesave në mars të 2024
Dollari amerikan e ka nisur në rënie të lehtë edhe javën e fundit të nëntorit dhe pritet të realizojnë humbjet më të mëdha mujore në thuajse një vit, ndërsa......

Ari, në nivelin më të lartë në 6 muaj - Ngjitet në rreth 2,015 USD, mbështetet nga dobësimi i dollarit
Ari është ngjitur në nivelin më të lartë në 6 muajt e fundit në sesionin e sotëm, i mbështetur nga dobësimi i dollarit amerikan dhe nga bastet se Rezerva......

Bitcoin zbret poshtë 37,000 USD - Java pritet të karakterizohet nga luhatje të mëdha
Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, me Bitcoin që ka zbritur poshtë 37,000 dollarëve, por po tregtohet pranë niveleve......

Amerikanët blenë $9.8 mld produkte - Shpenzimet “online” gjatë së “Premtes së Zezë” u rritën me 7.5%
Shpenzimet nëpërmjet “e-commerce” apo tregtisë elektronike në SHBA gjatë së Premtes së Zezë u rritën me 7.5%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur një......

Bursat europiane e nisin javën në rënie - Pritet të publikojnë fitime mujore prej 6%, gjatë nëntorit
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, duke u tërhequr lehtë nga niveli me i lartë që nga 20 shtatori të regjistruar të premten. Indeksi......

Tiranë-Durrës pa toll, 5 kilometrat e para nisin vitin tjetër – Do të kushtojë 20 milion euro
Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës do të nisin që vitin e ardhshëm për 5 kilometrat e para, ndërsa aksi, ndryshe nga projektet e mëparshme, nuk......

Tuneli i Llogarasë, këtë verë pa pagesë - Drejtori i ARRSH zbulon detajet
Ndërtimi i tunelit të Llogarasë po ecën me ritme shumë të mira dhe institucionet presin inaugurimin e tij në kohë për sezonin veror 2024. Drejtori i......

Sa vende të lira pune ka në Shqipëri?- Oferta pune për profesionet elementare dhe të diplomuarit
Një ndër problematikat kryesore që po hasin aktualisht bizneset shqiptare në vend është mungesa e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit të të rinjve drejt......