Dollari, humbjet më të mëdha mujore në 1 vit Rezerva Federale mund të fillojë uljen e interesave në mars të 2024

Dollari amerikan e ka nisur në rënie të lehtë edhe javën e fundit të nëntorit dhe pritet të realizojnë humbjet më të mëdha mujore në thuajse një vit, ndërsa tregtarët po presin disa të dhëna ekonomike për të përcaktuar rrugën e ardhshme të normave të interesit në SHBA.
Takimi i shtyrë i OPEC+, publikimi i inflacionit nga Rezerva Federale dhe të dhënat mbi ecurinë e çmimeve konsumatore në Eurozonë dhe Australi do të plotësojnë kalendarin ekonomik të kësaj jave.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare është në rënie me rreth 0.2% dhe po qëndron në 103.2, niveli më i ulët në 2 muaj e gjysmë. Gjatë këtij muaji, ndërkohë, ky indeks ka humbur më shumë se 3% të vlerës, performanca më e dobët në rreth 1 vit.
Tregtarët, të kthyer nga qetësia e Ditës së Falënderimeve në fund të javës së kaluar, besojnë se normat e interesit në SHBA kanë arritur kulmin dhe shumë shpejt do të fillojë ulja e tyre. Megjithatë, për shkak se inflacioni në vendet e G10-ës është mbi objektivin e bankave qendrore, politikëbërësit kanë vijuar me narrativën se normat e interesit do të qëndrojnë të larta për një kohë më të gjatë.
Analistët vlerësojnë 23% mundësi që Rezerva Federale të ulë normën bazë të interesit në takimin e marsit dhe 60% mundësi për takimin e majit. Ndërkohë, paundi britanik po tregtohet në mbi 1.26 dollarë, niveli më i lartë në 2 muajt e fundit, duke zgjeruar fitimet e javës së kaluar pasi të dhënat treguan se kompanitë britanike raportuan rritje të fitimit gjatë nëntorit, pas tre muajsh tkurrje. Paundi është rritur me 3.8% gjatë nëntorit, përballë dollarit amerikan, fitimet më të mëdha që nga nëntori i kaluar, kur rritej me 5%.
SCAN
Sondazh

Ari, në nivelin më të lartë në 6 muaj - Ngjitet në rreth 2,015 USD, mbështetet nga dobësimi i dollarit
Ari është ngjitur në nivelin më të lartë në 6 muajt e fundit në sesionin e sotëm, i mbështetur nga dobësimi i dollarit amerikan dhe nga bastet se Rezerva......

Bitcoin zbret poshtë 37,000 USD - Java pritet të karakterizohet nga luhatje të mëdha
Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, me Bitcoin që ka zbritur poshtë 37,000 dollarëve, por po tregtohet pranë niveleve......

Amerikanët blenë $9.8 mld produkte - Shpenzimet “online” gjatë së “Premtes së Zezë” u rritën me 7.5%
Shpenzimet nëpërmjet “e-commerce” apo tregtisë elektronike në SHBA gjatë së Premtes së Zezë u rritën me 7.5%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur një......

Bursat europiane e nisin javën në rënie - Pritet të publikojnë fitime mujore prej 6%, gjatë nëntorit
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, duke u tërhequr lehtë nga niveli me i lartë që nga 20 shtatori të regjistruar të premten. Indeksi......

Tiranë-Durrës pa toll, 5 kilometrat e para nisin vitin tjetër – Do të kushtojë 20 milion euro
Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës do të nisin që vitin e ardhshëm për 5 kilometrat e para, ndërsa aksi, ndryshe nga projektet e mëparshme, nuk......

Tuneli i Llogarasë, këtë verë pa pagesë - Drejtori i ARRSH zbulon detajet
Ndërtimi i tunelit të Llogarasë po ecën me ritme shumë të mira dhe institucionet presin inaugurimin e tij në kohë për sezonin veror 2024. Drejtori i......

Sa vende të lira pune ka në Shqipëri?- Oferta pune për profesionet elementare dhe të diplomuarit
Një ndër problematikat kryesore që po hasin aktualisht bizneset shqiptare në vend është mungesa e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit të të rinjve drejt......

Me çfarë ngrohen shqiptarët? - Energjia elektrike, në vendin e dytë. Ja ndarja sipas qarqeve
Drutë e zjarrit dhe qymyri janë burimi kryesor i ngrohjes për familjet shqiptare. Të dhënat e fundit të disponueshme nga INSTAT të përpunuara nga SCAN tregojnë......