Australia ndalon cigaret elektronike - Shkak, përdorimi masiv tek të rinjtë

Australia do të ndalojë importin e cigareve elektronike duke filluar nga muaji janar i vitit të ardhshëm. Deklarata u bë nga ministri i Shëndetësisë, i cili tha se ky është hapi i parë në një goditje që synon të frenojë popullaritetin në rritje tek të rinjtë i këtyre pajisjeve të mbushura me nikotinë.
Ndalimi do të zgjerohet në mars për të përfshirë të gjitha cigaret elektronike jo-terapeutike, duke përfshirë pajisjet që rimbushen, ndërsa importuesit e atyre që përdoren për qëllime mjekësore do të kenë nevojë për leje nga Zyra e Kontrollit të Barnave.
Sipas ministrit, këto cigare elektronike iu shiten qëllimisht fëmijëve. Sipas tij kjo nuk është një e mirë terapeutike për të ndihmuar duhanpirësit të heqin dorë nga zakoni. Por kjo synon qëllimisht fëmijët për t'i rekrutuar ata në varësinë ndaj nikotinës dhe më pas në pirjen e duhanit. Njëkohësisht është shkaku më i madh i parandalueshëm i vdekjes në Australi.
Paketa legjislative do të përfshijë gjithashtu një fond shtesë prej 75 milionë dollarësh australianë për Forcën Kufitare Australiane dhe Administratën e Mallrave Terapeutike për të zbatuar rregullat e reja.
Pavarësisht një prej normave më të ulëta të pirjes së duhanit në OECD, një grup vendesh kryesisht të pasura, pirja e duhanit në Australi po rritet me shpejtësi, veçanërisht në mesin e të rinjve. Sipas të dhënave të qeverisë, rreth një në pesë njerëz të moshës 18 deri në 24 vjecare është duhanpirës.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera këtë mëngjesh ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës teksa është blerë sot me 93.5 lekë dhe është shitur me......

Në prill të 2025-ës nisin fluturimet nga Vlora - Balluku: Punimet për ndërtimin e aeroportit përfundojnë në Dhjetor të 2024-ës
Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës po ecin me ritme të shpejta në disa fronte njëkohësisht dhe duket se i gjithë projekti ka marrë......

Jo më policë në rrugë, 200 kilometra me radar dhe matës kohe – Ja akset dhe mënyra e funksionimit
Duke nisur nga viti i ardhshëm, më përfundimin dhe vënien në punë të Qendrës së Monitorimit të Trafikut, akset kryesore rrugore në Shqipëri do të jenë të......

Nafta zbret poshtë 80 USD për fuçi - Investitorët presin takimin e OPEC+ të enjten
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, me Brentin e Londrës që ka zbritur poshtë 80 dollarëve për fuçi, pasi investitorët po......

Dollari, humbjet më të mëdha mujore në 1 vit Rezerva Federale mund të fillojë uljen e interesave në mars të 2024
Dollari amerikan e ka nisur në rënie të lehtë edhe javën e fundit të nëntorit dhe pritet të realizojnë humbjet më të mëdha mujore në thuajse një vit, ndërsa......

Ari, në nivelin më të lartë në 6 muaj - Ngjitet në rreth 2,015 USD, mbështetet nga dobësimi i dollarit
Ari është ngjitur në nivelin më të lartë në 6 muajt e fundit në sesionin e sotëm, i mbështetur nga dobësimi i dollarit amerikan dhe nga bastet se Rezerva......

Bitcoin zbret poshtë 37,000 USD - Java pritet të karakterizohet nga luhatje të mëdha
Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, me Bitcoin që ka zbritur poshtë 37,000 dollarëve, por po tregtohet pranë niveleve......

Amerikanët blenë $9.8 mld produkte - Shpenzimet “online” gjatë së “Premtes së Zezë” u rritën me 7.5%
Shpenzimet nëpërmjet “e-commerce” apo tregtisë elektronike në SHBA gjatë së Premtes së Zezë u rritën me 7.5%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur një......