Gjermania nis taksinë e saj fluturuese - “Lilium” merr OK nga Bashkimi Europian

‘Lilium’, një firmë gjermane për prodhimin e taksive ajrore, ka marrë miratimin rregullator për të projektuar dhe operuar automjetet e saj elektrike. ‘Lilium’ iu dha “Miratimi i Organizatës së Dizajnit” nga Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Europian, një licencë speciale që i jep kompanisë mundësinë për të projektuar dhe prodhuar mjetet e saj fluturuese sipas rregullave formale për industrinë.
Drejtori ekzekutiv i agjencisë së BE-së, tha se po vendoste rregullat e duhura për operimin dhe po kujdesej për elementët mjedisorë duke përfshirë zhurmën dhe duke siguruar përmbushjen e standardeve të larta të sigurisë. Ai shtoi së në të njëjtën kohë është treguar kujdes për krijimin e pengesave për hyrjen në këtë treg të ri dhe është punuar në partneritet me ‘Lilium’, brenda një afati kohor të kërkuar. Ky konsiderohet si një moment historik për industrinë, e cila ka punuar për disa vite për t'i bërë automjete të tilla gati për komercializim.
Teknologët dhe kapitalistët sipërmarrës gjatë viteve të fundit kanë derdhur miliarda dollarë në sipërmarrje që synojnë të prodhojnë taksi fluturuese – ende me pak sukses të prekshëm.
Në rastin e ‘Lilium’-it, automjetet e tij janë më të prirura drejt udhëtimeve të brendshme ndërqytetare sesa fluturimeve nëpër vende. ‘Lilium Jet’ përdor helika të shumta të vogla, të drejtuara nga motorë elektrikë, për të siguruar ngritjen dhe uljen, si dhe shtytje gjatë fazës së fluturimit.
Pasi të jetë gati për fluturime komerciale, ‘Lilium Jet’ do të jetë në gjendje të udhëtojë 300 kilometra në orë pas një karikimi të vetëm - ekuivalenti i një udhëtimi nga Londra në Mançester, Britani e Madhe.
‘Lilium’, i cili u themelua në vitin 2015 nga katër miq nga Universiteti Teknik i Mynihut në Gjermani, dëshiron të nisë fluturime komerciale deri në vitin 2025. Kompania përballet me konkurrencë të ashpër nga lojtarët kryesorë të hapësirës ajrore Boeing dhe Airbus, si dhe start-up gjerman Volocopter, i cili po punon gjithashtu për prodhimin e një taksie ajrore.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

“Scope” në mbrojtje të Eurozonës - Agjencia e re e vlerësimit të BQE prezanton masat
‘Scope’, agjencia e parë europiane e vlerësimit të kredisë, e miratuar nga BQE, premton të ketë më shumë peshë në aftësinë e përmirësuar të eurozonës për të......

Australia ndalon cigaret elektronike - Shkak, përdorimi masiv tek të rinjtë
Australia do të ndalojë importin e cigareve elektronike duke filluar nga muaji janar i vitit të ardhshëm. Deklarata u bë nga ministri i Shëndetësisë, i cili......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera këtë mëngjesh ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës teksa është blerë sot me 93.5 lekë dhe është shitur me......

Në prill të 2025-ës nisin fluturimet nga Vlora - Balluku: Punimet për ndërtimin e aeroportit përfundojnë në Dhjetor të 2024-ës
Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës po ecin me ritme të shpejta në disa fronte njëkohësisht dhe duket se i gjithë projekti ka marrë......

Jo më policë në rrugë, 200 kilometra me radar dhe matës kohe – Ja akset dhe mënyra e funksionimit
Duke nisur nga viti i ardhshëm, më përfundimin dhe vënien në punë të Qendrës së Monitorimit të Trafikut, akset kryesore rrugore në Shqipëri do të jenë të......

Nafta zbret poshtë 80 USD për fuçi - Investitorët presin takimin e OPEC+ të enjten
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, me Brentin e Londrës që ka zbritur poshtë 80 dollarëve për fuçi, pasi investitorët po......

Dollari, humbjet më të mëdha mujore në 1 vit Rezerva Federale mund të fillojë uljen e interesave në mars të 2024
Dollari amerikan e ka nisur në rënie të lehtë edhe javën e fundit të nëntorit dhe pritet të realizojnë humbjet më të mëdha mujore në thuajse një vit, ndërsa......

Ari, në nivelin më të lartë në 6 muaj - Ngjitet në rreth 2,015 USD, mbështetet nga dobësimi i dollarit
Ari është ngjitur në nivelin më të lartë në 6 muajt e fundit në sesionin e sotëm, i mbështetur nga dobësimi i dollarit amerikan dhe nga bastet se Rezerva......