Europa Postuar më 28 Nëntor 2023, 10:47

Italia merr masa për rritjen e sigurisë energjetike - Fokusi kryesor, prodhimi i energjisë së rinovueshme

Nga SCAN TV
Italia merr masa për rritjen e sigurisë energjetike - Fokusi kryesor,

Qeveria italiane miratoi një dekret për të rritur sigurinë energjetike dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme, ndërsa parashikon të investojë për këtë qëllim 27.4 miliardë euro.

Midis një sërë masash, qeveria parashikon 350 milionë euro në vit deri në vitin 2032 për të financuar projekte që synojnë të kapërcejnë pengesat ndaj instalimit të centraleve që prodhojnë energji të rinovueshme. Roma gjithashtu dëshiron të zgjedhë dy zona detare shtetërore në Italinë Jugore që do t'i kushtohen projekteve të reja të erës në det të hapur.

Masa të tjera përshkruajnë një kornizë për zhvillimin e objekteve të kapjes dhe magazinimit të karbonit - CCS, ndërsa grupi energjitik Eni dhe operatori i rrjetit ‘Snam’ po ecin përpara me ngritjen e një qendre CCS në det të hapur në qytetin e Ravenës.

Për të rritur furnizimet me gaz natyror, legjislacioni thotë se projektet e terminalit të gazit të lëngshëm natyror në tokë përfaqësojnë “ndërhyrje strategjike të shërbimeve publike, të papengueshme dhe urgjente”.

Dispozita do të lejojë Italinë të përshpejtojë punën në dy terminale të rinj të gazit natyror të lëngshëm në tokë të promovuar nga Enel në ‘Porto Empedocle’ dhe nga Iren dhe Sorgenia në ‘Gioia Tauro’.

Roma në vend të kësaj ka vendosur të anulojë një plan për të zgjeruar një regjim të veçantë që ndihmon familjet të blejnë energji elektrike nga furnizuesit e tyre me çmime të rregulluara, pasi u konsiderua si një burim i mundshëm mosmarrëveshjeje me Europën.

Dekreti gjithashtu nuk pritet të përfshijë një rregullore për të zgjatur koncesionet e mbajtura nga kompanitë që menaxhojnë hidrocentralet në këmbim të më shumë investimeve. Për më tepër, dekreti u lejon autoriteteve vendore të paraqesin aplikime për asgjesimin e mbetjeve radioaktive, në mënyrë që të përshpejtojnë identifikimin e zonave të depozitimit.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 28 Nëntor

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!

Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera këtë mëngjesh ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës teksa është blerë sot me 93.5 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat