Bota Postuar më 28 Nëntor 2023, 11:02

Cilat janë kriptot e preferuara nga terroristët? - Platfoma “Tron” preferohet nga Hamas dhe Hezbollah

Nga SCAN TV
Cilat janë kriptot e preferuara nga terroristët? - Platfoma

Një platformë kriptosh me rritje të shpejtë i njohur si ‘Tron’ është bërë platforma kryesore për transferimet e kriptove që mbështesin grupe si Hamasi dhe Hezbollahu. Më i shpejtë dhe më i lirë se ‘Bitcoin’, ‘Tron’ ka lënë prapa rivalin e tij më të madh si një platformë për transferimet e kriptove të lidhura me grupet e përcaktuara si organizata terroriste nga BE, Izraeli, SHBA dhe vende të tjera.

Konfiskimet e kriptove nga shërbimet izraelite të sigurisë që nga viti 2021 pasqyrojnë një rritje të mprehtë në shënjestrimin e portofoleve të ‘Tron’ dhe një rënie të konfiskimeve të portofolit ‘Bitcoin’. Byroja Kombëtare e Izraelit për Financimin e Kundër Terrorit, e cila është përgjegjëse për konfiskimet e tilla, bllokoi 143 llogari ‘Tron’ midis korrikut 2021 dhe tetorit 2023, për të cilat besonte se ishin të lidhura me një organizatë të caktuar terroriste ose të përdorura për një krim të rëndë terrorist.

Pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor, ku mbetën të vrarë 1.200 persona, bombardimet e mëvonshme të Izraelit dhe pushtimi tokësor i Gazës shkaktoi 14 mijë viktima. Në rëagimin e tij e tij, Izraeli ka rritur gjithashtu kontrollin e financimeve të Hamasit.

Pothuajse dy të tretat e konfiskimeve të ‘Tron’, 87 ishin këtë vit, duke përfshirë 39 portofole në pronësi të Hezbollahut të Libanit, dhe 26 i përkisnin Xhihadit Islamik Palestinez, aleatit të Hamasit, sipas Izraelit. Konfiskimet kanë përfshirë gjithashtu 56 portofole ‘Tron’ të lidhura me Hamasin, shumica e të cilave ishin të lidhura me një kompani të vetme shkëmbimi parash me bazë në Gaza të quajtur ‘Dubai For Exchange’.

Javë pas sulmit të Hamasit, Izraeli njoftoi sekuestrimin më të madh të njohur të llogarive kripto, duke ngrirë rreth 600 llogari të lidhura me Dubai Co., të cilin e quan një grup terrorist për shkak të ndihmës që ata i ofrojnë organizatës terroriste Hamas, veçanërisht krahut ushtarak, në transferimin e fondeve në një nivel prej dhjetëra milionë dollarësh në vit.

Vlerësimet e shumave të parave që arrijnë te grupet terroriste përmes kriptos nuk janë të besueshme sepse është e vështirë të thuhet nëse paratë e dërguara në portofolet e sekuestruara ishin të destinuara vërtet për ato grupe.

Vlera e transaksioneve kripto dhe adresat e portofolit dixhital të përdorura për to mund të gjurmohen në blockchain - një libër publik që mbështet kriptot. Sidoqoftë, është e vështirë për ata që janë jashtë platformave të zbatimit të ligjit ose të tregtimit të kriptove të dinë identitetin e vërtetë të atyre që janë të përfshirë në transaksione.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 28 Nëntor

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!

Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera këtë mëngjesh ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës teksa është blerë sot me 93.5 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat