Shqipëria Postuar më 28 Nëntor 2023, 14:27

Efekti “club” brenda rrjetit, hiqet kufizimi i mosdiskriminimit - U vendos në vitin 2014 për të shmangur tarifat e larta për thirrjet nga jashtë rrjeteve

Nga SCAN TV
Efekti “club” brenda rrjetit, hiqet kufizimi i mosdiskriminimit - U

AKEP po planifikon heqjen e kufizimit të tarifave mës operatorëve celularë për thirrjet që pranohen prej abonentëve të kompanive të tjera. Në një analizë që i bën këtij problemi, AKEP vlerëson se kufizimi për mosdiskriminim e abonentëve të rrjeteve të tjera, i vendosur që në vitin 2014 nuk ka më rol në kushtet aktuale të tregut, kur një pjesë e madhe e thirrjeve nuk bëhet brenda për brenda të njëjtit rrjet, por nga një operator të tjetri, por edhe me përdorimin gjithnjë e më të gjerë të aplikacioneve si Ëhats App, Messenger etj.

Sipas AKEP, masa e mosdiskriminimit on-net vs off-net është ndërmarrë në vitin 2014 në kushtet e tarifave të larta të terminimit të thirjeve nga një rrjet dejt një tjetër rrjeti celular që nxiste efektin ‘club’ të favorizimit të thirrjeve brenda rrjetit duke avantazhuar operatorët me pjesë të madhe tregu dhe penalizonte për thirrjet jashtë rrjetit (operatorët me pjesë më të vogla tregu). Këto masa janë akoma në fuqi.

Një ndër faktorët kryesorë që është marrë në konsideratë nga AKEP për vendosjen e detyrimit të mosdiskriminimit të thirrjeve on-net vs off-net ka qenë pjesa e tregut e operatorëve, ku potencialisht operatorët me pjesën e tregut më të madhe shfrytëzojnë bazën më të gjerë të pajtimtarëve, duke ju ofruar incentiva në kohë komunikimi brenda rrjetit me çmime preferenciale. Nga periudha në të cilën është vendosur kjo masë rregullatore situata e operatorëve të këtij tregu ka ndryshuar qënësisht, ku nga katër operatorë mobile tashmë në treg kemi vetëm dy, One Albania dhe Vodafone Albania, pjesët e tregut të të cilëve janë të përfafërta për sa i përket numrit të pajtimtarëve.

Shkak për të cilin, AKEP mendon se ky kufizim për të mos diskriminuar abonentët e konkurrentëve nuk është më i nevojshëm. Sipas Rregullatorit të komunikimeve elektronike, ligji material për mbrojtjen e konkurrencës është i mjaftueshëm për të adresuar për zgjidhje problemet e konkurrencës në tregjet me pakicë të shërbimeve celulare,  ndërkohë që nga ana tjetër, ulja e paralajmëruar e tarifave të terminimit, do pakësojë interesin e dy operatorëve për të diskriminuar abonentët e kompanisë rivale.

Në analizë AKEP rendit edhe katër motivet kryesore për të cilat ky kufizim nuk është më i nevojshëm. Së pari, struktura e re e tregut me dy operatorë mobile; së dyti, mungesa e stimujve të nevojshëm për aplikim të tarifave grabiqare për krijimin e grupeve të mbyllura; së treti, ulja e volumit të thirrjeve voice ndikuar nga rritja gjithnjë e më e madhe nëpërmjet aplikacioneve OTT, si Whats App, Facebook, etj, të cilat gjithnjë e më shumë ofrojnë shërbim thirrjesh (audio, video, sms) me cilësi në rritje; dhe së katërti, struktura e thirrjeve rezulton e balancuar për një periudhë relativisht të gjatë, etj.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat